Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-07-08, 20:03   #1
HOSTEL
Ky siper
 
Avatari i HOSTEL
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Into the night.
Seksi: Mashkull
Postime: 1,095
Rrespekti: 10 HOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek HOSTEL Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek HOSTEL
Post Shqipėria nė flakė!

Rinis ne Shqiperi venja e zjarreve nga qytetaret e saj,kur Shqiperia nuk ka mjete te perballoj keto flake.
Gjate ketyre diteve zjarret kane qene te shume!

Shqipėria nė flakė, digjen 3 banesa, evakuohen turistėt dhe bllokohen rrugėt

10 zjarrvėnės pėrfundojnė nė polici


Ajo qė kishim frikė ėshtė duke ndodhur, madje edhe mė frikshėm sesa e kishim menduar. Zjarret kanė lėnė pyjet e kullotat dhe u janė sulur zonave tė banuara duke vėnė nė rrezik jetė njerėzish e duke shkatėrruar qindra ekonomi familjare. Nė Fier dhe Vlorė zjarret kanė bėrė kėrdinė dje duke djegur pėrveē pyjeve, edhe shtėpi, hotele dhe stane me gjithė bagėti. Zjarri ka hyrė deri brenda nė qytet nė Orikum tė Vlorės, ndėrsa nė Fier ėshtė dashur tė evakuohet njė fshat i tėrė dhe qindra pushues.

Zjarret e rėna mesditėn e sė hėnės nė pyllin me pisha tė bregdetit tė Fierit kanė shkaktuar dėme nė pemė, banesa, si dhe bagėti. Ndėrkohė qė ėshtė rrezikuar seriozisht fshati Darėzezė, mbi 5000 banorė tė zonės dhe pushues janė evakuuar. Burimet nga Komuna Dėrmėnas bėjnė tė ditur pėr gazetėn "Shqip" se mbi 60 hektarė pyll me pisha janė djegur plotėsisht nė territorin e fshatrave Seman e Darėzezė.

Rreth mesditės sė djeshme, disa vatra zjarri janė identifikuar njėkohėsisht nė pyllin pranė bregdetit tė Semanit, si dhe nė atė tė Darėzezės. Mėsohet se me tė shpejtė zjarri ka pėrparuar duke pėrfshirė tė gjithė sipėrfaqen me pisha. Banorė tė fshatit Darėzezė tregojnė se pėr mė shumė se katėr orė fshatarėt janė pėrpjekur tė ndalojnė pėrparimin e flakėve drejt banesave. Kur kanė ndier vėshtirėsi nė lokalizimin e flakėve, ata kanė lėnė gjithēka dhe i janė shmangur zjarrit i cili pėrparonte.

Situata ėshtė bėrė mė alarmante pasdite, kur ėshtė djegur plotėsisht pylli i Darėzezės, qė zinte njė sipėrfaqe prej mė shumė se 50 hektarėsh. Bashkė me pyllin janė djegur plotėsisht edhe katėr stane ku ndodheshin me qindra krerė bagėti.

Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnė se mbi 500 lopė e dele janė djegur, ndėrkohė qė nuk u kanė shpėtuar flakėve as objektet e ndodhura nė afėrsi tė pyllit. Burimet nga reparti i zjarrfikėsve tė Fierit tregojnė se 10 shtėpi janė djegur.

"Ato ndodheshin nė njė zonė informale brenda territorit tė pyllit dhe janė shkrumbuar plotėsisht. Gjithashtu, ėshtė djegur edhe njė hotel luksoz qė ndodhej nė brezin me pisha tė Darėzezės", tha Xhevat Mėrnica, kreu i Repartit tė Mbrojtjes nga Zjarri nė Prefekturėn e Fierit.

Ndėrsa pylli i Darėzezės po shkrumbohej, flakėt kanė pėrparuar nė drejtim tė fshatit Povelēė. Nė kufijtė e kėtij fshati, nė disa sipėrfaqe oborresh tė mbi 50 banesave, zjarri ka shkaktuar dėme nė tė mbjella. Kryeplaku i fshatit, Kudret Sema, duke u mbėshtetur nga forcat e shpėtimit, si dhe nga policia e Fierit ka bėrė tė mundur evakuimin e banorėve tė zonės. Mbi 5 mijė banorė kanė lėnė banesat e tyre duke iu shmangur flakėve tė zjarrit.

"E patėm mjaft tė vėshtirė evakuimin, pasi banorėt nuk braktisnin shtėpitė dhe pasurinė e tyre. Na ėshtė dashur t‘i marrim edhe me forcė", tha drejtori i policisė sė Qarkut Fier, Arjan Bozhaj, i cili qė nga mesdita e sė hėnės ka qenė nė vendin e pėrfshirė nga flakėt.

Ndėrkohė, nga bregdeti i Darėzezės janė larguar edhe njė pjesė e pushuesve, tė cilėt lanė nė shtėpitė dhe hotelin e djegur gjithēka qė kishin marrė me vete pėr pushime.

Dėmet janė tė konsiderueshme, ndėrsa forcat zjarrfikėse tė ardhura nga Patosi, Lushnja, Berati, Tepelena dhe Kavaja kanė mundur tė bėjnė lokalizimin e flakėve vetėm rreth orės 18:00. Pėrveē zjarrfikėsve, pėr tė shuar flakėt janė mobilizuar edhe punonjės tė policisė dhe banorė tė zonės.

Policia e Fierit njoftoi nė mbrėmje se janė shoqėruar si tė dyshuar pėr zjarrvėnie tetė persona. Policia sqaroi se zjarri i djeshėm nė pyllin me pisha tė bregdetit tė Fierit nuk ka qenė aksidental, por i vėnė me dashje.




Fier


Dy tė arrestuar

pėr zjarrvėnie


Nė njė komunikim me median, zėdhėnėsja e policisė sė Fierit, Valbona Meēo, bėri tė ditur se uniformat blu tė Fierit u kanė vėnė prangat pėr zjarrėvėnie dy personave. Ata janė Dine Abazi, 58 vjeē, nga fshati Riban i Mallakastrės dhe Fiqiret Murrizi, 60 vjeē, nga Lushnja. Mėsohet se 58-vjeēari nga Mallakastra i ka vėnė flakėn pyllit tė fshatit Riban, paraditen e sė hėnės. Ndėrsa 60-vjeēari nga Lushnja akuzohet se ėshtė autor i vėnies sė zjarrit nė kurorėn me ullishta tė qytetit tė Lushnjės, pronė e vėllezėrve Ēela.



VLORĖ


Zjarri i vėnė fillimisht nė kullota dogji dy shtėpi dhe rrezikoi 60 tė tjera


Njė zjarr i qėllimshėm

pėrfshin Orikumin e Dukatin


Zjarri ka pėrfshirė Orikumin paraditen e djeshme. Qė nga ora 10:00 e deri pas orės 15:00, zjarret kanė qenė aktive nė thuajse tė gjitha zonat e qytezės. Sipas informacioneve, zjarri ka ardhur nga fshati Dukat, ku sipėrfaqe tė mėdha kullotash ishin pėrfshirė nga flakėt. Zjarri nė Fushė-Dukat ka pėrfshirė mbi 10 banesa, dy prej tė cilave janė shkrumbuar tėrėsisht. Terreni i vėshtirė ka bėrė qė zjarrfikėsit ta kenė shumė tė vėshtirė hyrjen nė zonė.

Dy banesa janė shkrumbuar tėrėsisht, ndėrsa disa tė tjera kanė pėsuar dėme tė pjesshme nga zjarri. Pas kėsaj zjarri ka pėrfshirė qytezėn e Orikumit, ku nė kodra janė pėrfshirė kullota tė tėra, stane, toka tė mbjella etj. Zjarrfikėset kanė mbėrritur nė Orikum rreth orės 10:30, ndėrsa nuk kanė mundur tė shuajnė tė gjitha vatrat e zjarrit qė ishin pėrhapur me shpejtėsi si pasojė e erės sė fortė qė frynte nga Jugu. Gjithashtu, thatėsira dhe shkurret e shumta kanė favorizuar shtimin e flakėve. Banorėt e qytezės janė alarmuar, ndėrsa janė rrezikuar rreth 60 banesa.

Zjarrfikėseve u janė bashkuar edhe shumė forca tė ushtrisė dhe policisė, tė cilat me mjete rrethanore si lopata, degė shkurresh etj., janė pėrpjekur tė ndėrhyjnė nė kėmbė aty ku ka qenė e pamundur ndėrhyrja e automjeteve zjarrfikėse pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė.

Me dhjetėra hektarė janė pėrfshirė nga flakėt, duke shkaktuar kėshtu dėme materiale tė mėdha nė qytezėn turistike dhe zonat pėrreth saj. Periferia e Orikumit, nė drejtim tė fshatit Dukat pothuajse e gjithė kodrina dhe banesat pėrreth saj janė pėrfshirė nga flakėt. Nė Orikum, tri banesa janė dėmtuar pjesėrisht, ndėrsa mbi 50 tė tjera janė rrethuar nga flakėt, duke mbajtur aty peng disa banorė. Rreth 15 persona janė asfiksuar nga tymi i dendur, por ērregullimi ka qenė momental dhe mė tej banorėt janė rehabilituar pa pasur nevojė pėr ndėrhyrje nga mjekėt.

Ndėrkohė, asnjė banor nuk ėshtė dėmtuar si pasojė e djegieve, edhe pse zjarri ka qenė i pėrmasave tė mėdha nė zonė. Vetė banorėt e turistėt qė pushonin nė Orikum kanė ndėrhyrė me kova me ujė e mjete tė tjera tė ndihmojnė nė shuarjen e flakėve, ndėrsa mjetet zjarrfikėse, nga tė cilat vetėm tri kanė qenė funksionale punonin nė zonat ku vatrat e zjarrit kanė qenė mė tė mėdha. Fillimisht u nxorėn nga banesat e tyre shumė banorė dhe mė tej zjarrfikėsit, ushtria dhe policia kanė bėrė tė mundur izolimin e zjarrit. Pas orės 15:00, situata ka qenė mė e qetė, ndėrkohė qė dhjetėra zjarrfikės, ushtarė e policė kanė qėndruar nė Orikum pėr tė mbajtur nė fre zjarrin e vendosur fillimisht nė tri vatra tė mėdha. Pamjaftueshmėria e automjeteve zjarrfikėse ka vėshtirėsuar situatėn. Zjarri ishte i shpėrndarė nė zona tė ndryshme, ndėrsa hapeshin vatra me shpejtėsi tė madhe pėr shkak tė erės. Ndėrsa zjarri ka qenė i qėllimshėm, policia ende nuk ka asnjė tė identifikuar pėr kėtė zjarrvėnie, e cila i ka shkaktuar Orikumit dėme tė mėdha materiale nė kėtė periudhė ku qyteza ėshtė e mbushur me pushues.



BILANCI I ZJARREVE


FIER

U dogjėn plotėsisht 10 shtėpi banimi


U dogj plotėsisht njė hotel luksoz


U dogjėn rreth 500 krerė bagėti tė imėta e tė trasha


U evakuuan rreth 5000 banorė tė zonave tė prekura


U shkrumbuan 60 hektarė pyll pishe



VLORĖ

U dogjėn plotėsisht dy shtėpi banimi


Pėsuan dėme tė pjesshme 8 shtėpi banimi


U evakuuan qindra banorė tė Orikumit


U dogjėn dhjetėra hektarė kullota e tė mbjella




QARKU I TIRANĖS


Digjet njė servis nė kryeqytet


Njė zjarr pėrfshiu mėngjesin e sė hėnės njė servis makinash pranė Qytetit tė Nxėnėsve nė Tiranė, ndėrkohė qė nuk ka dėme nė njerėz, por vetėm dėme materiale. Me tė marrė njoftimin, pranė servisit kanė mbėrritur menjėherė shėrbimet zjarrfikėse tė mbėshtetura nga forcat e rendit qė pasi bėnė evakuimin e banorėve tė zonės dhe rrethimin e saj, mundėsuan shuarjen e flakėve tė zjarrit. Burime nga policia e Tiranės bėnė tė ditur se zjarri shkaktoi dėme materiale nė njė automjet tip autobus qė ndodhej pėr riparim nė servis, ndėrsa nuk ka persona tė lėnduar. Sipas kėtyre burimeve, grupi hetimor ka nisur punėn pėr zbardhjen e shkaqeve tė kėtij zjarri dhe nga tė dhėnat e para rezulton se shkėndija ka ardhur nga njė defekt nė sistemin elektrik tė mjetit.


Zjarr pa dėme nė Kavajė


Njė vatėr zjarri, shkaqet e tė cilit ende nuk dihen, ėshtė shfaqur rreth orės 14.20 tė ditės sė sotme nė kodrat e fshatit Harizaj tė Komunės Lekaj, nė rrethin e Kavajės. Burime zyrtare nga policia e Tiranės thanė se nė vendngjarje kanė shkuar menjėherė shėrbimet zjarrfikėse, tė cilat po ndihmohen nga banorėt e zonės. Sipas burimeve, flakėt e zjarrit qė kanė pėrfshirė njė sipėrfaqe me barishte, janė vėnė nėn kontroll. Policia tha se po hetohen shkaqet e zjarrit.
__________________
sOlO ki impara a fregarsene della gente č un GRANDE e allora.. FrEgAtEnE!!e vivi la tua vita cOme megliO credi!!
HOSTEL nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė