Temė: Zef Serembe
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 18:36   #1
CoNNecT
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Zef Serembe

Njė figurė origjinale dhe e ndėrlikuar, qė spikat nė letėrsinė tonė ėshtė ajo e Zef Serembes. Vepra e tij pasqyron atė etapė tė Rilindjes kur lėvizja kombėtare kishte marrė hov, prandaj dhe tema patriotike merr nėn penėn e tij njė tingėllim kushtrues tė hapur dhe aktual. Nga ana tjetėr, nė krijimtarinė e tij gjeti shprehje atmosfera e pakėnaqėsisė qė kishte lindur tek arbėreshėt nė vitet 1860-1870, kur bashkimi i Italisė jo vetėm qė nuk solli ndryshimet shoqėrore tė shpresuara, por, pėrkundėrazi, e thelloi mjerimin e tyre. Poezia e Serembes pasqyron kontradiktat e kėsaj kohe. Zef Serembja lindi mė 6 mars 1844 nė fshatin arbėresh San Kozmo Albaneze tė Kalabrisė ose Strigari, si i thonė vendėsit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janė ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi njė kodėr tė veshur me vreshta, me portokalle dhe limonė, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrė e ėmbėl dhe e ashpėr, qė tė kujton deri diku Shqipėrinė, u bė njė element me rėndėsi i veprės sė poetit. Personaliteti i Serembes si krijues u formua nė vitet e zjarrta tė lėvizjes kombėtare italiane tė viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesė aktive, aq sa u dėnua me vdekje nė mungesė nga qeveria burbone dhe u detyrua tė endej maleve si komit. Qė nė moshė tė njomė, Zefi i vogėl njohu tiraninė politike dhe padrejtėsitė shoqėrore, gjė qė u dha vjershave tė tij vulėn e pakėnaqėsisė nga realiteti, frymėn e revoltės aq tė fuqishme.
Nė zhvillimin e talentit, qė i lindi herėt nė mėnyrė tė vetvetishme dhe nė brumosjen e Zefit me ndjenja patriotike e liridashėse luajtėn rol tė rėndėsishėm studimet nė kolegjin e Shėn-Adrianit, ku pati mėsues De Radėn, me tė cilin mė vonė u bė mik. Varfėria dhe shėndeti i keq e detyruan Seremben tė ndėrpresė shkollėn dhe tė kthehet nė fshatin e lindjes. Ndėrkaq lėvizja kombėtare nė Itali po merrte pėrpjestime tė gjera. Ishte koha kur Garibaldi po triumfontekudo nė Italinė e Jugut dhe arbėreshėt po i pėrgjigjeshin thirrjes sė tij.
Serembja u bė kėngėtar i kėsaj lėvizjeje, i shtyrė jo vetėm nga ndjenjat liridashėse, po edhe nga prirja pėr tė parė tek ajo njė shprehje tė trimėrisė sė arbėreshėve dhe njė shpresė pėr pjesmarrjen e tyre tė mėtejshme pėr ēlirimin e atdheut tė tė parėve. Ndėrkaq, lėvizja kombėtare nė Shqipėri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbėreshėve me kėtė lėvizje. Edhe Serembja tregoi interes tė gjallė ndaj pėrpjekjeve pėr liri tė vėllezėrve pėrtej detit. Madje, ai ishte i pakėnaqur nga dobėsia e kėsaj lėvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira tė dhimbshme nė vjershėn "Vrull", kurse nė njė vjershė kushtuar Dora d'Istrias poeti ngriti zėrin pėr lirinė e Shqipėrisė, hodhi kushtrimin pėr luftė tė armatosur dhe pėr bashkimin e shqiptarėve.
Nė kėto vite Serembja shėtiti nėpėr fshatrat arbėreshe tė Siēilisė e tė Kalabrisė, i ra anembanė Italisė, duke u lidhur mė tepėr me zakonet, me folklorin, me tė folmet e ndryshme tė arbėreshėve, me ndjenjat dhe ėndėrrimet e tyre, me ndjenjėn e madhe tė ēlirimit tė atdheut tė tė parėve. Po nuk gjeti asgjėkundi qetėsinė e shpresuar. Gjatė kėtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo qė vinte, si njė poet popullor. Disa prej kėtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Gjurmė tė thella tė dhimbshme nė shpirtin dhe krijimtarinė e poetit la dashuria e pafat pėr njė fshatare arbėreshe, qė mė vonė kishte emigruar nė Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dėshira pėr tė parė varrin e kėsaj vajze si dhe shpresa qė tė pėrmirėsonte gjendjen e vet ekonomike, e bėnė poetin tė nisej mė 1875 pėr nė Brazil. Po edhe kėtu Serembja u zhgėnjye shpejt, sepse pa korrupsionin e thellė tė oborrit, jetėn e degjeneruar tė aristokracisė braziliane. Pa kaluar as njė vit ai u kthye nė Itali, duke pasur si pasuri tė vetme njė trastė dorėshkrimesh. Gjatė kėtij udhėtimi tė vėshtirė thuhet se poetit i humbi pjesa mė e madhe e kėtyre dorėshkrimeve.
Nė fshat, i rėnė nga shėndeti dhe nga gjendja shpirtėrore, Serembja nisi pėrsėri jatėn e varfėr tė mėparshme.
Zhgėnjimi nė jetėn shoqėrore dhe nė jetėn personale u bėnė shkak qė Serembja tė kalonte nė kėtė periudhė njė krizė misticizmi, e cila ndikoi pėr keq nė krijimtarinė e vet. Po interesi i tij pėr lėvizjen kombėtare nė Shqipėri ishte gjithnjė i gjallė dhe nė kėtė lėvizje ai pėrqėndroi tė gjitha shpresat e mbetura. Pikėrisht nė kėtė kohė, mė 1883, Serembja botoi librin "Poezi italisht dhe kėngė origjinale tė pėrkthyera nga shqipja". Megjithėse vjershat italisht kishin tė meta nga ana e formės dhe niveli i pėrkthimit nė italisht tė krijimeve shqip nuk qe i kėnaqshėm, libri ngjalli entuziazėm nė rrethet letrare tė kohės. Duke mos mundur tė duronte gjatė atmosferėn mbytėse qė sundonte nė Italinė e Jugut edhe pas zhdukjes sė tiranisė sė Burbonėve, poeti u nis sėrish pėr nė Brazil dhe pėr nė Amerikėn e Jugut. Aty e mbyll krijimtarinė e tij letrare me dy poezi, qė dėshmojnė se ai nuk e humbi kurrė shpresėn te lėvizja kombėtare shqiptare. Natyrėn e tij tė ndjeshme e mposhtėn fatkeqėsitė e jetės. Mė 1901 ai e mbylli jetėn nė San-Paolo tė Brazilit, nė njė gjendje ēmendurie.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė