Karajfilat qe ka Shkodra
oh, sa te bukur jane
kush ma shuan mallin tand
SHKODER ma e mira NANE!
Karajfilat qe ka Shkodra
oh,sa te bukur jane
ah,moj zemra ime
si te bani zemra me i lane?!!
Drandofilat qe ka Shkodra
ēeln veē per bukuri
qaj,moj zemra ime
ti ma nuk i sheh tani!
Jargavane me boje t'perdale
ma te bukurit Jargavane
e bukura Lulebore
si ikem dhe ju lame?!!
Ne dore kam une nje tufe lule
te "bukura" ndoshta jane
por nuk kane kurre aromen
e "Luleve te Shkodres Nane"!
Kam ne dore une nje tufe lule
te bukura "JO" nuk jane...
dhe kurregja ne bote
nuk ma shua mallin
vetem TOKA NANE!
Dridhet mal
e fushe e koder
te dashur miq
po ju tregoj
se kam ra n'dashni
me nji Zonje
qe quhet SHKODER!
Asht nji Zonje,
nji Zonje e Rande
te gjithe sa jena
fort e duam
dhe te gjithe bashke
e therrasim
NANE!
Violeta.
__________________
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
- Migjeni
Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
- At. Gjergj Fishta
|