Vasili dukej i pėrlotur. Ata nuk do pranojnė, tha ai. Mos i bjer murit me kokė, Ibrahim. Do tė tė kthej edhe tokėn qė na la babai. Mos m’u lut, i tha prerė Ibrahimi. Thuaj kėto qė tė thashė, pėrndryshe Mihali do tė vdesė kėtu bashkė me ne tė tjerėt. Sa pėr tokėn, nuk po tė them faleminderit sepse mė ke kthyer atė qė e kam pasur. Edhe kur tė vdes toka nuk do tė jetė e jotja.
Vasili u ngrit tė dilte, ndėrsa e shoqja kishte mbuluar sytė me duar. Djali i madh, qė kishte dėgjuar tė gjithė bisedėn mes vėllezėrve, hyri nė dhomė dhe i pėrqafoi kėmbėt Ibrahimit.
Pleqėsia e priti Vasilin e mbledhur. Nuk pranon, tha ai sa u duk te dera. Ē’tė tha, e pyetėn burrat. Do qė ēdo gjė tė kthehet siē ishte. Ai ju jep mish dhe fshati duhet t’i japė bukė. Kush do t’i flasė le t’i flasė, por pleqėsia nuk duhet tė detyrojė askėnd qė tė mos e pėrshėndesė rrugės. Kėrkon po ashtu qė mos ndalojmė vajzat tė martohen me djemtė e tij. Pėrndryshe, mė tha qė Mihali do tė vdesė bashkė me tė, sepse ai nuk dorėzohet. Burrat rėnduan mė shumė mbi jastėkėt ku ishin ulur. Ata e ndienin se vendimi i tyre tani do tė ishte edhe mė i rėndė pėr fshatin.
Nuk kemi rrugė tjetėr, tha kryetari duke u ngritur dorėn sikur po shpallte luftė. Ibrahimi zgjodhi mė tė keqen. Bėhuni gati pėr rrethimin. Asnjeri tė mos hyjė me forcė nė shtėpinė e tij. Nėse Ibrahimi apo dikush del nga shtėpia do ta marrim dhe do ta lidhim derisa tė lirohet Mihali. Bagėtinė po ashtu.
Burrat nuk pritėn tė nesėrmen, por e rrethuan shtėpinė e Ibrahimit qė nė mbrėmje. Shiu nuk kish pushuar gjithė ditėn dhe ata kėrkuan velenxa tė mėdha nėn tė cilat u shtrinė gjatė natės. gratė u ēonin pėr tė ngrėnė dhe burrat pinin raki qė tė duronin lagėshtinė qė i kishte mbėrthyer gjymtyrėt. Shiu vazhdoi pa pushim.
Tė nesėrmen nė mėngjes burrat dukeshin tė lodhur, por tė vendosur ta vazhdonin rrethimin. Ibrahimi i shikonte nga brenda shtėpisė. I shikonte ashtu tė shtrirė nė shi dhe mendonte se si i kishte ndryshuar jeta, pasi hyri nė Islam. Njerėz me tė cilėt familja e tij kishte jetuar pėr qindra vjet, duke ndarė lindje dhe varrime, tani torturoheshin nė shi, duke uruar qė ai tė vdiste sa mė shpejt pėr t’i lėnė rehat tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre tė ngrohta.
Ditėn e tretė tė rrethimit shumė nga burrat filluan tė kolliteshin dhe tė teshtinin. Ibrahimi shikonte gratė qė vinin dhe i sillnin burrave kupa tė nxehura me raki qė ata i pėrpinin pėr tė ngrohur barqet e plevitosura. Shumica ishin ftohur e megjithatė asnjeri nuk e kishte lėnė rrethimin.
Ditėn e gjashtė shiu vazhdonte. Burrat kishin ndėrtuar njė tendė me kashtė dhe ishin futur poshtė saj pėr t’u mbrojtur nga uji qė derdhej nga qielli me ibrik. Tenda ishte e vogėl dhe nuk i nxinte tė gjithė burrat. Ata kishin vendosur ta bėnin rrethimin me turne. Kur disa shtriheshin nėn tendė, tė tjerėt i vinin rrotull shtėpisė duke parė me inat nga dritaret e Ibrahimit. Natėn ndiznin zjarr, mbi tė cilin piqnin gėshtenja qė i pinin me raki. Njė natė, Ibrahimi hapi derėn e shtėpisė dhe burrat brofėn nė kėmbė tė alarmuar. Po del, thirrėn ata. Kujdes ta kapim. U vunė nė pozicion sulmi dhe pritėn gjahun. Pas pak njė domate kėrceu nė errėsirė dhe u zgėrlaq nė kėmbėt e njėrit prej burrave. I zėnė nė befasi, burri u tremb dhe ra pėrmbys mbi purenė e kuqe tė domates. Ibrahimi me tė birin filluan tė qeshin nga brenda. Le tė mendojmė se kemi ushqim mė shumė se ē’kanė ata durim, i tha Ibrahimi tė birit qė rritej ēdo ditė. Po tallet me ne myslimani, thanė burrat dhe filluan tė kėndojnė pėr tė nxjerrė dufin dhe tė ftohtin: Ibrahim, o lamash, sot ti qesh, nesėr do qash. Ibrahim ha domate, je i skuqur me mėkate.
__________________
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
- Migjeni
Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
- At. Gjergj Fishta
|