|
Shqipetar aktiv
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi:
Statusi: 
Postime: 1,677
|
Kur Ibrahimi hyri nė qilar, i biri me njė thikė nė dorė ishte ulur nė shesh. Nė fund tė qilarit, nė errėsirė, Mihali i Zoicės ishte i lidhur si bagėti nga kėmbėt. Gomar, i thirri tė birit, tė thashė tė mos dilje nga shtėpia pa ardhur unė. Djali u ngrit nė kėmbė dhe faqja e njomė iu djersit. I ati e kishte fyer nė sy tė presė sė tij dhe kjo e kishte zhburrėruar. Ibrahimi e kuptoi dhe iu drejtua Mihalit. Ē’pate me familjen time, o bukėshkalė? Mė liro, iu lut Mihali. Pėr atė Zot nuk kam mė punė me ty. Edhe dritaren qė zura me dru do ta hap, le tė thotė ē’tė dojė pleqėsia. Mos e beso baba, i foli i biri nga prapa. Po e lirove, ata do tė vijnė prapė nesėr tė djegin kryqin dhe do tė tė shajnė ty. Ky tė ka sharė qafir nė mes tė fshatit. Unė nuk duroj dot tė mė thonė djalė qafiri. Po e lirove ti, unė do ta vras nesėr, siē na kanė vrarė kėta.
Ibrahimi u ftoh. Kur kishte ikur, djali ishte njė kalama, ndėrsa tani ai kishte pėrpara njė burrė, i cili i vinte kushte. Ma jep thikėn, i tha tė birit. I biri rezistoi njė ēast dhe pastaj, duke e parė nė sy tė atin, i tha: Po e lirove fshati do mendojė se jemi frikėsuar. Ma lėr ta ruaj unė kėtė kėrmė dhe shko tė bisedosh me pleqėsinė. Nė qoftė se ata duan qė tė na ngordhin pėr bukė le tė vdesė ky para nesh. Ibrahimi nuk i besonte veshėve. Nga jashtė tė thirrurat e turmės po shtoheshin dhe ai nuk kishte kohė tė arsyetonte nėse pjekuria e tė birit ishte fryt i moshės apo i urisė sė ditėve tė fundit. Pemėt piqen duke u ushqyer, mendoi, njerėzit piqen nga uria. Mė jep thikėn dhe shko lart, i thirri. Djali i zgjati thikėn. Merre, i tha, kryqe dhe thika gjen sa tė duash nė fshat. Ibrahimi iu afrua Mihalit dhe ia liroi pak litarėt. Sonte do flesh kėtu, i tha. Liria jote nuk varet mė nga unė. Mos luaj me zjarrin dhe mė lėr tė shkoj nė shtėpi, u pėrpoq ta bindte Mihali. Ka kohė pėr tė ikur, iu pėrgjigj Ibrahimi qė shoi qiririn dhe e la tjetrin nė errėsirė.
Doli nė oborr dhe tė bėrtiturat e njerėzve qė e prisnin pushuan pėr njė ēast, por kur e panė vetėm, familjarėt e Mihalit nuk u pėrmbajtėn dot. Ibrahimi ngriti dorėn, pėr t’i lėnė tė kuptonin se kishte pėr tė thėnė diēka, dhe ata pushuan. Mihali do tė rrijė nė shtėpinė time. Dua tė flas me pleqėsinė dhe ta zgjidhim gjithēka nė paqe, si vėllezėr tė njė fshati.
Turmėn e pėrshkoi njė mėrmėrimė, por askush nuk e sulmoi Ibrahimin. Qetėsia e tij i kishte ngurtėsuar tė gjithė. Ēfarė do nga pleqėsia, pyeti dikush nga turma. Unė nuk ika nga fshati dhe djemtė e mi meritojnė tė hanė dhe tė martohen aty ku kanė lindur. Iknė nė shtėpi dhe mos kini merak. Mihalin nuk e gjen gjė nė shtėpinė time, por jeta e tij varet nga ju, mė shumė se nga unė. Pleqėsia tė ndryshojė vendimin dhe ne mbetemi gjitonė siē ishim mė parė.
Kaq tha Ibrahimi dhe u drejtua nga shtėpia. Turma mbeti jashtė si e ngrirė. Myslimani po i vinte kushte fshatit dhe kjo ishte njė situatė qė askush nuk mund ta pėrtypte. Vėllai i Mihalit nuk e mbajti dot zemėrimin dhe thirri: Ibrahim, o derr, me dorėn time do tė ther. Por tė tjerėt iu hodhėn, e kapėn nga krahėt dhe e detyruan tė pushojė. Mendo pėr tėt vėlla, i thanė. Ik qetėsohu sonte, nesėr mblidhemi nė pleqėsi. Turma u shpėrnda nė errėsirė dhe atė natė fshati nuk fjeti duke menduar pėr tė nesėrmen.
Pleqėsia u mblodh nė mėngjes. Burrat dukeshin tė dėrrmuar. Plani i tyre nuk kishte ecur. Vėllai i Mihalit i kishte sytė e kuq. Ai u thėrriste tė gjithėve dhe kundėrshtonte ēdo propozim qė i dukej se e vononte lirimin e Mihalit. Tė shkojmė tani, ta nxjerrim me forcė. Ibrahimi dhe kalamajtė e tij nuk mund t’i bėjnė ballė njėzet burrave tė armatosur. Burrat dukeshin tė heshtur. Frikacakė, i kthehej ai. Im vėlla e ka kokėn nėn thikė, ju tirrni lesh kėtu. Menduat se do ta qėronit Ibrahimin duke e lėnė pa bukė dhe pa kripė. Por ai shkoi nė qytet dhe myslimanėt e tjerė ia mbushėn torbėn. Por derri nuk zbutet nga uria. Kur ju gėrhisnit ēdo natė, unė dhe im vėlla shkonim dhe e kėrcėnonim me zjarr. Ibrahimi do dorėzohej po tė mos e zinte ai kalama Mihalin nė mes tė natės. i zuri pusi, njėlloj si xhaxhai i tė atit atėherė. E priti te dera e shtėpisė dhe i vuri thikėn nė fyt. Do ta vras atė bir bushtre. Vasili, qė deri atė kohė nuk e kishte hapur gojėn, nuk duroi dhe kėrceu nga vendi. Mos i hap plagėt e vjetra se nuk ndahemi mirė, iu hakėrrye ai. Tė dy burrat u shanė dhe desh nxorėn thikat, pėr tė tjerėt ndėrhynė pėr t’i ndarė.
Kryetari i pleqėsisė u ēua nė kėmbė dhe mjekra e tij e moēme i bėri tė gjithė tė heshtin. Ti dhe Mihali nuk keni respektuar vendimin e pleqėsisė, tha ai. Ne nuk ju thamė qė tė digjnit kryqe nė oborrin e Ibrahimit. Tani, ai ta ka marrė vėllanė dhe ti na kėrkon ne ta lirojmė sepse e di qė vetė nuk ia del dot. Por, edhe sikur t’ia dalėsh, ne nuk do tė lėmė sepse nė fund tė kėtij sherri ka gjak. Nuk duhet tė derdhim gjak nė fshat sepse hasmėria do tė zgjerohet si rrathėt e ujit dh e pastaj fshati do tė prishet. Vasil, shko fol me tėt vėlla dhe na thuaj ēfarė kėrkon qė tė lirojė Mihalin qė fshati tė qetėsohet. Ēfarė t’i premtoj, pyeti Vasili. Thuaji se do t’ia falim rrėmbimin e Mihalit. Ai ėshtė i lirė tė lėvizė nėpėr fshat dhe askush nuk do ta prekė me dorė atė dhe familjen e tij. Po bukė, tha Vasili. Ai do kėrkojė qė fshati t’i shesė bukė si mė parė. Nuk kemi bukė tė tepėrt, u hodhėn burrat, por ai mund tė shkojė sa herė tė dojė nė qytet tė mbushė torbėn e tij dhe ne nuk do ta pengojmė. Po nėse nuk pranon? Nėse nuk e dorėzon Mihalin deri nesėr, shtėpia e tij do rrethohet dhe as miza nuk do tė hyjė mė nė atė xhami. Ai nuk do lejohet tė shkojė nė qytet pėr ushqim dhe bagėtia e tij do ngordhin se ne nuk do t’i lėmė tė kullotin. Po qe se nuk pranon, rrethimi fillon nesėr nė mėngjes dhe ai do dorėzohet qė tė mos vdesė urie.
Vetėm kaq, pyeti Vasili qė nuk dukej i bindur. Premtoji edhe tokėn qė i ke marrė, tha kryetari i vendosur. Vasili donte tė thoshte diēka, por ata nuk e lanė dhe ai u nis. Jashtė kishte zėnė shi. Kur hyri nė oborr, thirri tė vėllanė. Ibrahimi hapi derėn dhe e ftoi brenda. Je lagur, Vasil, tha ai dhe i kėrkoi tė shoqes njė peshqir. Vasili e mori, fshiu kokėn dhe filloi tė fliste. Duhet ta lirosh Mihalin, ndryshe ata do tė tė rrethojnė shtėpinė derisa tė dorėzohesh nga uria. Po dole, do tė tė rrėmbejnė dhe do tė tė lidhin ty dhe fėmijėt. Bagėtinė nuk do ta lėnė tė kullosė. Duhet ta lirosh deri sot natėn. Kaq, pyeti Ibrahimi qė rrinte me kokėn ulur, ndėrsa e shoqja i solli tė dyve nga njė kafe. Nėse liron Mihalin, pleqėsia do tė lejojė tė lėvizėsh nėpėr fshat dhe tė shkosh nė qytet sa herė tė duash. Askush nuk ka punė me ty dhe djemtė e tu dhe kurrkush nuk do tė djegė mė kryqe natėn. Nuk mjafton, tha Ibrahimi. Ky fshat nuk do gjejė qetėsi nė qoftė se ēdo gjė nuk kthehet si mė parė. Im bir, i madhi ėshtė rritur pėr njė ditė. Ai nuk harron fyerjen qė na kanė bėrė dhe unė kam frikė se ai do vrasė kėdo qė nuk i jep bukė dhe nuk i flet tė atit. Nė qoftė se ai vret do ta vrasin, tha Vasili. Nė qoftė se ata vrasin dhe unė do tė vras. Edhe ty do tė tė vrasin Ibrahim, i tha i vėllai. Po ti Vasil, iu kthye Ibrahimi me inat. Do shohėsh se si unė dhe djemtė e mi theremi si kafshė pa i bėrė keq askujt? Unė nuk kam vjedhur dhe nuk kam vrarė, dhe nuk i kėrkoj gjė njeriu. Dua tė jetoj si gjithė tė tjerėt. Po ti je mysliman, i tha Vasili dhe kjo i frikėson tė gjithė. Prifti thotė se nėse ne lejojmė qė djemtė e tu tė martohen me vajzat tona, atėherė fara jote do ta kthejė siē ishe mė parė, i krishterė? Tė gjithė do tė ta falin dhe ēdo gjė do tė kthehet si mė parė. Mendohu, i tha Vasili dhe i vuri dorėn mbi sup.
E shoqja, qė e ndiqte bisedėn pa folur, lėvizi pėr herė tė parė dhe Ibrahimit iu duk sikur ajo po e miratonte Vasilin. Ai e pa ashpėr nė sy dhe ajo nuk e hapi gojėn. Gjėrat kanė shkuar larg, Vasil. Unė nuk jam mė ai qė isha dhe fshati nuk ėshtė mė i pari. Kam njė muaj qė unė i lutem Zotit tim tė ri. Nėse unė kthehem i krishterė siē isha as Zoti i parė qė e tradhtova dhe as i dyti qė ti mė kėrkon ta tradhtoj nuk do jenė mė me mua. Fshati do tė tallet njėlloj dhe unė nuk mund t’u lė kėtė turp djemve tė mi. I thuaj fshatit qė Mihali do tė lirohet vetėm nėse vendimi i pleqėsisė ndryshon. Kush nuk do tė mė flasė le mos mė flasė, por pleqėsia nuk duhet tė detyrojė askėnd tė mos mė thotė mirėmėngjes. Djemtė e mi do tė martohen nė fshat aty ku njė ditė bashkė me fėmijėt e tyre do nderojnė varrin tim. Unė kam lindur shqiptar dhe jo mysliman. Dua qė fshati tė mė respektojė siē kam lindur dhe jo si do vdes.
__________________
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
- Migjeni
Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
- At. Gjergj Fishta
|