Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-08-08, 06:28   #6
alfonci
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,676
Rrespekti: 11 alfonci is just really nicealfonci is just really nicealfonci is just really nicealfonci is just really nicealfonci is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Gabim

4

Pleqėsia u shpėrnda menjėherė dhe prifti e la fshatin. Kjo ėshtė nata e tyre e fundit nė paqe, mendoi. Ēdo gjė do jetė ndryshe nesėr. Mbi qytet hėna e re shtrihej si njė kumbull mbi njė kadife blu. Kur prifti hyri nė shtėpi imami kishte filluar tė kėndonte majė xhamisė. Ishte dita e parė e ramazanit. Ibrahimi nuk kishte fjetur gjithė natėn duke pritur qė Vasili tė vinte pėr t’i treguar vendimin e pleqėsisė sė fshatit. Por i vėllai nuk u duk. Ulur nė oborr vėshtronte hėnėn e re. Ishte shenja qė lajmėronte ramazanin siē i kishte thėnė imami. U ul nė gjunjė dhe u fal, pastaj shkoi tė flinte vetėm pranė vatrės. Kur u zgjua, e shoqja e pyeti se pse nuk kishte ardhur nė shtrat dhe ai i tha se kishte filluar ramazani dhe gjatė kėtij muaji myslimani nuk ha, nuk pi dhe nuk e prek gruan me dorė. I mjeri ti, i tha gruaja. Ku e gjete kėtė fe qė tė ndalon gjėrat qė do mė shumė nė jetė?
Kur dielli u ngrit mbi ēati, njė zhurmė e madhe dėrrasash dhe gozhdėsh qė nguleshin mbi to e nxori Ibrahimin me nxitim nė oborr. Gjitoni i tij, Mihali i Zoicės bashkė me tė vėllanė dhe dy tė tjerė kishin marrė disa dėrrasa tė mėdha dhe po ia vinin dritares. Mirėmėngjesi, i tha Ibrahimi dhe u afrua. Asnjėri prej tyre nuk u pėrgjigj. Mirėmėngjesi, i tha ai prapė, ku i keni lėnė veshėt, or miq? Sėrish as Mihali dhe as tė tjerėt nuk reaguan. Ē’ju kam bėrė, u ēor Ibrahimi, ju kam ngrėnė bukėn? Katėr burrat vazhdonin punėn. Ibrahimi rrinte pa lėvizur dhe i shikonte. Pas pak dritarja e Mihalit ishte e mbyllur. Atė ditė, gjashtė dritare tė fshatit qė shikonin shtėpinė e Ibrahimit u zhdukėn. Nga rruga e tij nuk kaloi askush.
Pasdite, Ibrahimi, i lodhur nga agjėrimi dhe i mėrzitur nga poshtėrimi, doli tė bėjė njė shėtitje nėpėr fshat. Kushdo qė rastisi as e pa nė sy dhe as i foli. Dy djem tė vegjėl qė luanin cinglash sa e panė, hodhėn shkopinjtė dhe hynė nė shtėpi duke thirrur nė panik: Nėnė myslimani, erdhi myslimani. Dera u mbyll me forcė.
Kur u kthye nė shtėpi, e shoqja po qante. Ēfarė ke, pyeti ai. Shkova tė marr kripė, nuk mė dhanė. Kėrkova miell pėr bukė, nuk mė dhanė. Kėrkova vaj, po ashtu. Ē’po ndodh me ne Ibrahim? Tė folėn, i tha ai. Mė nxinė, jo mė folėn, rėnkoi gruaja. Mė thanė se nuk ka bukė dhe vaj pėr familjen e myslimanit. Renda te Hana, gruaja e tėt vėllai dhe mė nxori me duar bosh. Yt shoq na ka turpėruar, mė tha. Pėr ju nuk ka ushqim nė fshatin tonė. Asnjė vajzė nuk do t’i jepet djemve tė tu. Tani toka i pėrket Vasilit sepse burri yt ka humbur tė drejtėn e trashėgimisė. Kur e pyeta se kush i ka vendosur gjithė kėto, mė tha se kėtė vendim e ka marrė pleqėsia dhe gjithė fshati e ka pranuar.
Ibrahimi mbylli derėn e shtėpisė me shul dhe i kėrkoi gruas njė lugė sheqer. Ka dhe pak pėr nesėr, i tha ajo duke i dhėnė sheqerin. Ėshtė koha e iftarit dhe imami mė tha se duhet tė fus nė gojė diēka tė ėmbėl, u justifikua ai. Lėpiu buzėt dhe u ul pėr t’u falur nė sy tė gruas qė e shikonte me dhimbje.
Atė natė i vunė fėmijėt pėr tė fjetur mė herėt dhe secili u shtri nė dhomėn e vet. Kur u zgjua nė mes tė natės pėr t’u bėrė gati pėr syfyrin, ndjeu nė hundė erėn e diēkaje qė digjej. Vatra ishte e pandezur dhe ai hapi portėn e shtėpisė. Disa metra jashtė oborrit, nė mes tė rrugės, digjej njė kryq i madh i ngulur vertikalisht nė tokė. Ibrahimi u frikėsua se mos zjarri i merrte drutė qė kishte nė cep tė oborrit dhe u afrua. Katėr burra qė ishin fshehur pas zjarrit ia dhanė vrapit. Kur u larguan, nė njė distancė qė ai nuk mund t’i shquante, njėri prej tyre ndaloi dhe i thirri: Ibrahim, o derr, Muhamedi tė pret nė ferr. Tre tė tjerėt e pėrsėritėn si refren disa herė dhe tė gjithė bashkė u zhdukėn, pas njė muri. Ibrahimi iu avit kryqit, qė kėrcente pa ritėm mbi kokėn e tij. Mendoi ta shkulte nga toka dhe ta shuante zjarrin, por e tėrhoqi dorėn dhe nuk e preku. Tymi ngrihej lart dhe pas pak e mbuloi hėnėn si njė perēe gri. Kryqi u dogj i patrazuar deri nė mesditė. Kur u zgjuan, djemtė filluan tė loznin rreth kryqit. Ibrahimi i ndiqte rrotullimet e tyre dhe mendonte me vete se jeta e njeriut duhet tė ishte si kjo lojė kalamajsh. I vjen rrotull kryqit gjithė jetės qė tė mos digjesh nė zjarr.
Kur djemtė u futėn nė shtėpi e pyetėn Ibrahimi se kush e kishte ngulur kryqin e djegur para shtėpisė sė tyre. Fshati, u pėrgjigj Ibrahimi. Djemtė panė njėri-tjetrin tė hutuar. Ishte pėrgjigjja qė prisnin mė pak. E ka ngulur fshati qė tė ruhet nga rrufetė e Zotit, shtoi i ati.
Pėr njė javė Ibrahimi nuk doli nga shtėpia. Falej nė orėt e caktuara, nuk hante, nuk pinte, merrej me kafshėt e veta dhe kalonte kohėn duke biseduar me djemtė. E shoqja shkoi dhe njė herė tek e kunata, por ajo sėrish e nxori me duar bosh. Fshati i mbeti besnik vendimit tė pleqėsisė. Askush nuk kaloi pėrpara shtėpisė sė Ibrahimit. Nė kohėn qė Ibrahimi falej, kambana e kishės sė vogėl gjėmonte pa pushim. Ēdo natė, katėr burrat shfaqeshin pėrpara shtėpisė, ngulnin njė kryq tė ri qė shkėlqente nė errėsirė dhe pastaj i vinin flakėn. Pas njė jave, rruga pėrpara shtėpisė dukej si varrezė me kryqe tė rrėzuar. Ushqimet e tyre pothuajse kishin mbaruar. Gruaja i dha djemve kos dhie dhe mollė tė pjekura nga tė shtėpisė dhe filloi tė qante. Do iki nė qytet, tha Ibrahimi. Do gjej diēka pėr tė ngrėnė. Kthehem nė darkė. Thirri djemtė dhe i porositi se pa ardhur ai askush nuk duhej tė dilte nga shtėpia. Do vij me ty, i tha djali i madh. Jo, i tha Ibrahimi. Sa kohė nuk jam unė, ti je i zoti i shtėpisė, por mos e kalo derėn e oborrit pa u kthyer unė. Po nėse ti nuk kthehesh, e pyeti i biri. Ibrahimi bėri sikur nuk e dėgjoi dhe u nis.

Kur hyri nė qytet, dielli po perėndonte. Frymėn e mbajti te xhamia. Imamin e gjeti tė ulur mbi rrogoz me njė tas hurma pėrpara. Selam Alekum, Ibrahim. Bujrum nė iftarin tim. Ibrahimi u ul mori njė hurmė dhe goja e tharė nga rruga iu ndez mė keq. Fėmijėt e mi janė pa bukė, i tha Ibrahimi dhe i tregoi javėn e tij tė tmerrshme. Jam gati tė vras pėr tė shuar urinė e tyre. Imami e dėgjoi deri nė fund dhe kur mbaroi i tha: Zoti po tė vė nė provė. Tė ka lėnė pa bukė, pa miq dhe pa vėlla qė tė kuptojė se sa mund tė sakrifikosh pėr tė fituar dashurinė e tij tė mėshirshme. Muhamedi vuajti 20 vjet, mė keq se ti, qė tė fitonte emrin qė i njohim sot. Mbaje ramazanin deri nė fund qė tė pastrosh shpirtin tėnd nga urrejtja dhe mėkati. Mos harro se gjatė kėtij muaji tė shenjtė nuk duhet tė mallkosh dhe as tė vrasėsh njeri. Zoti ka gjithmonė bukė pėr robtė e tij. Imami u ngrit, shkoi nė cep tė xhamisė dhe i mbushi njė torbė me miell, sheqer, vaj, kripė dhe ullinj. Merri dhe kėto hurma qė aq shumė i pėlqenin profetit dhe ēoja fėmijėve tė ėmbėlsohen. Po si mund tė vazhdoj kėshtu, i tha Ibrahimi. Kėto ushqime nuk zgjasin mė shumė se disa ditė dhe djemtė do tė m’i marrė prapė uria. Duro, i tha imami. Kur t’i mbarosh kėto, Zoti do tė tė dėrgojė njė shenjė. Nisu tani se vajti vonė dhe tė presin.
Ibrahimi u pėrshėndet me imamin dhe doli nga xhamia. Pas pak u errėsua. Dielli perėndoi dhe u fut nė torbėn e tij tė mbushur. Rrugėn e bėri thuajse me vrap.
Nė mesnatė, arriti nė fshat i rraskapitur, por i ēliruar. Njė turmė me burra dhe gra ulėrinin pėrpara shtėpisė. Sapo panė Ibrahimin u bėnė si tė tėrbuar. Gratė filluan ta shanin, burrat e shtynė dhe e goditėn. Ibrahimi nuk ktheu dorė, por shtrėngoi torbėn fort dhe eci drejt shtėpisė. Nuk po kuptonte gjė, por mendonte pėr djemtė dhe pėr gruan. Duke ecur mes grushteve tė burrave dhe mallkimeve tė grave i doli pėrpara i vėllai, Vasili. Edhe ti Vasil, e pyeti Ibrahimi. Unė po i mbaj, u pėrgjigj i vėllai duke mos e parė nė sy. Do ishte bėrė hataja. Yt bir ėshtė ēmendur. Thuaji tė lirojė Mihalin se ka gjithė natėn qė e mban brenda dhe thotė se do ta vrasė. Ibrahimi nuk donte tė dėgjonte mė dhe u sul drejt shtėpisė. Gruaja e kishte parė dhe i hapi derėn. Pa e lėnė tė fliste, i tregoi me zė tė fikur ē’kishte ndodhur. Katėr burrat kishin ardhur nė mes tė natės pėr tė djegur kryqin. Atė natė, ata duket se kishin pirė sepse qeshnin dhe shanin me tė madhe dhe duke bėrė shenja nė drejtim tė shtėpisė kėndonin me sa kishin nė kokė: Ibrahim, o qafir, do tė zhdukim me pahir, mysliman nga taksirati, nuk ka vend pėr ty fshati, Muhamedi ėshtė synet, Ibrahimi ėshtė lanet. Kur kryqi filloi tė digjej deri nė majė, burrat u larguan si pėrherė dhe unė u shtriva tė fle, tha gruaja. Pas pak, dėgjova tė bėrtitura nė oborr dhe kur dola pashė tėt bir, qė mbante pėr zverku njėrin nga burrat dhe e tėrhiqte pėr nga shtėpia. Duhet tė ketė dalė nga dritarja dhe i ėshtė vėnė pas nėpėr fshat derisa e ka zėnė, shtoi ajo. Ku ėshtė futur, e pyeti Ibrahimi. Nė qilar i ke tė dy, bėri me kokė ajo.
__________________
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
- Migjeni

Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
- At. Gjergj Fishta
alfonci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė