Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-08-08, 06:28   #5
alfonci
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,676
Rrespekti: 11 alfonci is just really nicealfonci is just really nicealfonci is just really nicealfonci is just really nicealfonci is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Gabim

Do t’ju rrėfej njė histori pėr fėlliqėsitė e tyre, tha prifti. Pėrpara njėqind e tridhjetė vitesh, tė parėt e fesė myslimane nė Stamboll dėrguan njė dervish pėr tė pėrhapur islamin ndėr shqiptarė. Pasi mori fermanin e Sulltanit, ky u nis pėr nė Berat. Qėndroi njė kohė aty, mėsoi shqip dhe mė pas u vendos nė Tepelenė. Aty filloi tė ndihmonte jetimėt, sakatėt dhe tė varfrit. Shpėrndante ushqim dhe ndihma qė turqit ia dėrgonin nga Stambolli pėr tė joshur tė krishterėt. Shumė shpejt emri i Demir Hanit u pėrhap nė tė gjithė zonėn dhe njerėzit filluan ta besojnė si tė ishte shenjt. Madje, ndjekėsit e tij, qė ai i kishte kthyer nė myslimanė, hapėn fjalė se Demir Hani bėnte mrekullira dhe kishte aftėsi tė shėronte njerėz, vetėm duke i prekur. Tė sėmurė, tė gjymtuar dhe gra gdhiheshin nė radhė qė Demir Hani t’i prekte me dorė dhe t’i nxirrte xhindet nga trupat e tyre, siē thoshte ai vetė. Dikur, njė bajraktar mysliman, gruaja e tė cilit nuk pillte, vendosi tė dėrgojė tė shoqen te Demir Hani. Ajo ishte e re dhe shumė e bukur. Demiri e mbajti gruan njė muaj dhe pėrditė mbyllej me tė nė dhomat e veta larg syve tė dervishėve tė tjerė. Pas njė muaji, e dėrgoi nė shtėpi dhe i tha burrit tė saj se e shoqja ishte shėruar. Burri i gėzuar ra me gruan e vet dhe pas nėntė muajsh lindi njė djalė. E ėma dhe babai kishin qėlluar tė dy tė verdhė, tė gjatė dhe me sy blu si gjithė malėsorėt shqiptarė, ndėrsa djali doli i shkurtėr dhe pis i zi. Fshati filloi tė pėrqeshte bajraktarin. Gruaja u shastis, ndėrsa burri e rrahu dhe e la pa bukė qė t’i tregonte tė vėrtetėn. Pas tri javėsh pa bukė dhe pa ujė, e rrahur dhe e poshtėruar gruaja tregoi se kur ishte nė Tepelenė Demir Hani e kishte detyruar tė binte me tė duke i thėnė se ky ėshtė vullneti i Zotit dhe asgjė e keqe nuk do t’i ndodhte asaj. Bajraktari i ēnderuar u nis nė Tepelenė pėr tė vrarė Demir Hanin. E rrethoi teqenė dhe i bėri thirrje tė dilte jashtė qė tė merte ndėshkimin e merituar. Pėr dhjetė ditė Demir Hani rezistoi. Teqeja ishte e mbushur me ushqimet qė ai ua shpėrndante njerėzve. Njė natė, Demir Hani e ftoi bajraktarin tė takoheshin qė t’i shpjegonte ēfarė i kishte ndodhur gruas sė tij. I pėrvėluar pėr tė marrė vesh tė vėrtetėn bajraktari u fut nė teqe dhe aty Demir Hani e vrau me sėpatė. Viktima ishte njeri me influencė dhe gjithė tepelenasit filluan tė flisnin kundėr Demir Hanit. Po ashtu gra dhe vajza tė tjera, e madje dhe djem tė vegjėl rrėfyen se kur ata shkonin pėr t’u shėruar, Demir Hani i prekte me dorė nė vende tė ndaluara dhe disa prej tyre i kish fėlliqur. Fjala shkoi deri nė Stamboll dhe paria myslimane u ankua te Sulltani se Demir Hani po pėrdhoste Islamin me veprime, tė cilat i trembnin shqiptarėt qė donin tė bėheshin myslimanė. Pėr shkak tė turpeve tė Demir Hanit shumė myslimanė e braktisėn Islamin. Fshati i bajraktarit u mblodh dhe mė shumė se 50 burra myslimanė dogjėn Kuranin dhe u betuan se kurrė mė nuk do tradhtonin Jezu Krishtin. Pas disa kohėsh, Sulltani dėrgoi njė ferman ku ngarkohej njė nga dervishėt e afėrt tė Demir Hanit qė t’i priste atij kokėn. Ky e zbatoi. Thonė se atė ditė Demir Hani vrapoi nėpėr teqe deri nė mbrėmje duke mbajtur kokėn e tij nė duar. Muaj mė vonė edhe dervishit qė vrau Demir Hanin iu pre koka po me urdhėr tė Sulltanit. U tha se ishte ky qė kishte sajuar dhe shpifur gjithė ato histori tė fėlliqura qė t’i zinte vendin Demirit dhe t’i rrėmbente pasurinė qė kishte fituar.

Kur prifti pushoi, burrat dukeshin tė lodhur. Kishin tri ditė pa gjumė dhe prifti akoma nuk po iu thoshte se ē’duhej tė bėnin me Ibrahimin.
Gjatė tri ditėve qė ata rrekeshin tė gjenin njė mėnyrė pėr tė pėrballuar bashkėjetesėn me tė, Ibrahimi vazhdonte jetėn e tij qetėsisht sikur asgjė tė mos kishte ndryshuar. Ēdo mėngjes herėt ai shtronte njė rrogoz nė oborrin e shtėpisė, ulej nė gjunjė dhe falej. Ata qė e kishin parė kėtė rit tregonin se myslimani falej pa zė. Lutja e tij ishte shumė e shkurtėr. Mė pas, Ibrahimi merrej me kafshėt e veta. Ditėn e dytė ai kishte shkuar tė shihte vėllanė e tij, Vasilin. Ky, nė mungesė tė njė vendimi tė pleqėsisė, i kishte hapur derėn e shtėpisė dhe e kishte pritur. Vasili iu tha burrave tė pleqėsisė se Ibrahimi dukej i qetė dhe nė humor. Qetėsia e tij e kishte shpėrqendruar Vasilin, i cili priste qė i vėllai tė shfajėsohej pėr damkėn qė i kishte vėnė familjes. Pėr njė kohė tė gjatė, tė dy kishin biseduar pėr thatėsirėn e gjatė tė atij gushti dhe pėr asgjė tjetėr. Pastaj Ibrahimi e kishte pyetur se ēfarė vendimi kishte marrė pleqėsia. Vasili ishte bėrė nervoz dhe i kishte thėnė se shumė anėtarė tė pleqėsisė donin ta dėbonin nga fshati. Ibrahimi rinte pėrballė tė vėllait dhe nuk fliste. I qetė dhe pa e ngritur zėrin i tha: Ti je mbyllur nė fshat dhe nuk di ku po shkon bota Vasil. Turqit janė sot fuqia mė e madhe qė ka parė njerėzia. Shumė shpejt dallga e Islamit do tė mbysė fshatrat tona. Ata kanė para dhe asnjė ushtri nuk mund t’iu bėjė ballė. Nė Janinė tė gjithė e dinė se herėt apo vonė turqit do tė kenė gjithēka nė dorė. Shqiptarėt atje ēdo ditė bėhen myslimanė. Pėr ne shqiptarėt Islami ėshtė e vetmja rrugė pėr tė na dalluar nga grekėt. Turqit na kanė me sy tė mirė dhe unė besoj se ata do tė na e lėnė ne nė dorė kėtė vend, pėr inat tė grekėve. Por qė kjo tė ndodhė ne duhet tė marrim fenė e tyre. Ėshtė e vetmja mundėsi qė ne tė bėjmė prokopi dhe pas qindra vjetėsh tė qeverisim veten tonė dhe grekėt. Ky fat nuk troket ēdo ditė nė derė. Asnjė shqiptar me mend nė kokė nuk duhet ta humbė kėtė mundėsi.
Vasili nuk fliste, por e shihte vėllanė si i ndėrkryer. Koha do tregojė nėse kam pasur tė drejtė, kishte vazhduar Ibrahimi. Ti je vėllai im e unė jam vėllai yt dhe feja nuk mund tė na ndajė. Megjithatė, unė jam i vendosur tė pranoj ēdo vendim qė do tė marrė pleqėsia, por nėse dikush prek familjen time, apo mė kėrkon tė iki nga fshati, ta dini se unė do luftoj. Nuk mund ta shkulėsh rrapin nga rrėnjėt pa gjakosur dorėn. Ti mund tė vish kur tė duash nė shtėpinė time dhe unė do tė vij nėse mė pranon.
Kėshtu ishin ndarė dy vėllezėrit. Kur Vasili ia tregoi priftit dhe pleqėsisė sė fshatit takimin me Ibrahimin, burrat u xhindosėn dhe thanė se ata nuk mund tė pranonin kėrcėnimet e njė myslimani prandaj vendimi duhej marrė njė orė e mė parė. Vasili nuk fliste, por dukej se e vuante gjyqin qė fshati po i bėnte tė vėllait.
Mėkat, tha prifti, pasi dėgjoi shpjegimet e Ibrahimit. Mė i zgjuari prej jush qenka bėrė mysliman. Nuk do ta keni kollaj ta thyeni kėtė njeri. Ē’duhet tė bėjmė, e pyeti Vasili qė rrinte nė kėmbė sikur priste njė urdhėr. Ky njeri nuk mund tė mposhtė njė fshat, foli prifti. Fuqia e tij qėndron te dobėsia juaj. Ju e keni dashur dhe e keni respektuar prandaj sot jeni tė pėrēarė dhe tė pavendosur. Betejėn e parė me ju sapo e ka fituar. Jam i bindur qė ai fle tani i qetė me Zotin e tij tė ri, ndėrsa ju keni tri ditė qė nuk dini ēfarė tė bėni pėr tė mbrojtur Zotin tuaj. Fol, i thanė burrat priftit. Ē’tė bėjmė?
Si nė njė sallė gjyqi, prifti u ēua nė kėmbė dhe ashtu bėnė tė gjithė burrat pas tij, pėrveē kryetarit tė pleqėsisė.
Ibrahimi duhet tė vuajė pėr fyerjen qė i ka bėrė fshatit, shpalli prifti. Atij as nuk do t’i shitet, as nuk do t’i falet grurė, kripė, bukė, miell, vaj dhe asgjė tjetėr qė hahet. Askush nuk do tė prekė mish nga kafshėt e Ibrahimit. Askush nuk do tė ēojė kafshėt e veta pėr t’i shėruar tek Ibrahimi. Askush nuk do tė martojė vajzat e veta me djemtė e Ibrahimit. Askush nuk do tė ngrejė shtėpi pranė Ibrahimit. Gjitonėt do t’i mbyllin dritaret qė shohin nga shtėpia e tij. Rruga pėrpara shtėpisė sė Ibrahimit nuk do tė shkelet nga asnjė i krishterė. Atij do t’i mbyllet dera e shtėpisė sė tė krishterit, pėrveēse kur ka morte. Gratė e krishtera nuk do t’i japin dorėn Ibrahimit. Burrat do ta qėllojnė Ibrahimin vetėm nėse ai do tė hyjė nė kishė apo nė qoftė se ai sulmon njė tė krishterė. Nėse Ibrahimi vdes, ai nuk do tė varroset bashkė me tė krishterėt. Vajzat e Ibrahimit, tė krishterėt do t’i respektojnė sepse ato janė viktima tė tradhtisė sė babait. Djemtė e tij do vuajnė ndėshkimin njėlloj si i ati i tyre. Ata zhvishen nga tė drejtat pėr t’u zgjedhur nė pleqėsi dhe pėr tė ndjekur meshat dhe shkollat e krishtera. Duke filluar nga sot, pėr dyzet ditė, asnjė i krishterė nuk do t’i thotė Ibrahimit mirėmėngjesi dhe natėn e mirė dhe po ashtu askush nuk do t’i flasė gjatė kreshmės. Nuk ka urim pėr myslimanin.
Kur prifti mbaroi, burrat u panė nė sy. Ata prisnin ndėshkime mė tė rėnda. Ishin pėrgatitur ta dėbonin dhe disa do ishin tė gatshėm ta vrisnin myslimanin. Por i vėllai i Ibrahimit ishte aty dhe ata nuk folėn pėr ndėshkime mė tė ashpra. Prifti e ndjeu se pleqėsia mbeti e pakėnaqur. Kur njėri prej tyre tha nėpėr dhėmbė se kisha po toleronte Islamin, prifti i tha: Biri im, myslimanin po e vrave, tė vret; po e le pa bukė, tė vjedh; po nuk i fole, ēmendet. Mė mirė njė i ēmendur se njė mysliman.
Duke dalė, Vasili iu afrua priftit. Babai na la njė tokė mua dhe vėllait. Ne e kemi punuar bashkė dhe familjet tona kanė ndarė tė korrat pėrgjysmė. Si thua a duhet ta punoj tokėn me Ibrahimin tani qė ai ėshtė mysliman? Prifti ndaloi dhe u pėrgjigj: Babai juaj e kishte pėrfituar atė tokė si i krishterė. Ju e keni trashėguar si tė bijtė e njė tė krishteri. Vėllai yt nuk ėshtė mė i krishterė dhe ajo tokė ėshtė e jotja, sa kohė qė ti nuk je mysliman.
__________________
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
- Migjeni

Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
- At. Gjergj Fishta
alfonci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė