|
Shqipetar aktiv
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi:
Statusi: 
Postime: 1,676
|
3.
Kur prifti hyri nė fshat pas tri ditėsh, pleqėsia e priste e mbledhur. Kolera islame ju hyri nė shtėpi, i tha burrave tė fshatit pa i pėrshėndetur. Nė qoftė se nuk e izoloni, do t’ju pėrpijė tė gjithėve njė nga njė.
Lajmi se njė nga burrat ishte bėrė mysliman e tronditi fshatin.
Gratė ndezėn qirinj qė nuk u shuan pėr shtatė ditė me radhė. Burrat, tė cilėt ndiheshin mė fajtorė pėr tradhtinė e njė anėtari tė gjinisė sė tyre, e mbytėn hidhėrimin e ditėve tė para me raki. Dikush betohej se, nėse pleqėsia e lejonte, ai do shkonte natėn dhe do ta vriste Ibrahimin. Njė tjetėr tha qė shtėpia e myslimanit tė rrethohej me njė kanal tė lartė dhe kėshtu ai do jetonte nė njė ishull tė pakalueshėm brenda fshatit. Tė thėrrasim priftin, propozoi njė tjetėr. Atij i takon tė na thotė se ēfarė duhet tė bėjmė kur delet braktisin vathėn e Zotit dhe shkojnė tė ushqehen me dorėn e turkut.
Kur prifti, qė u bėnte mesha njė herė nė katėr tė diela, erdhi nga qyteti, i lodhur dhe i pluhurosur, shumicėn e burrave e gjeti tė pirė. Ata filluan tė flisnin tė gjithė njėherėsh dhe nė atė rrėmujė priftit iu desh tė ndėrhynte disa herė pėr tė shuar zėnkat mes tyre. E tregonin nė mėnyra tė ndryshme historinė e Ibrahimit, pastaj kundėrshtonin versionet e njėri-tjetrit, bėrtisnin, akuzonin shoku-shokun dhe pastaj priftin se indiferenca e tij ndaj fshatit do t’i joshte njerėzit avash-avash drejt fesė tjetėr.
Pushoni kaurė tė dehur, bėrtiti prifti qė kishte humbur durimin. Njė ditė kjo do tė ndodhte e ju nuk mund tė bėnit pėrjashtim. Islami ėshtė njė kolerė qė ka njė mijė vjet qė pėrhapet me majėn e shpatės. Miliona njerėz nė Lindje jetojnė nėn kėtė epidemi, por duke qenė tė gjithė njėlloj tė sėmurė nuk kuptojnė se nga se vuajnė dhe as nuk pėrpiqen ta shėrojnė veten. Fshati juaj ėshtė njė pikė uji nė oqeanet e feve tė mėdha. Zoti pėrcaktoi kufijtė mes kėtyre oqeaneve dhe ky kufi ishte Kostandinopoja. Myslimanėt e shkelėn kufirin qė Zoti kishte vendosur mes territoreve fetare kur pushtuan kėtė qytet grek aty ku takohen oqeanet. Qysh nga ajo ditė ujėrat e papastra tė Islamit derdhen nė oqeanin tonė dhe sot ato ndotėn dhe fshatin tuaj. Kur linda unė, vetėm njė nė dhjetė shqiptarė ishte mysliman. Tani qė jam nė mes tė jetės, myslimanėt bėjnė tre shqiptarė nė dhjetė. Shpresoj qė kur tė vdes tė mos e kenė kaluar gjysmėn e dhjetės.
Prifti ndaloi dhe mori frymė thellė. Burrat dukeshin mė tė vegjėl nėn mjegullėn e duhanit qė pinin pa pushim.
Ju e dini se ēfarė i tha Jezu Krishti Pjetrit natėn e fundit, vazhdoi ai. Kur gjeli tė kėndojė tri herė do mė kesh mohuar tri herė. Edhe unė shoh mohues midis jush. Shumė shpejt nė kėtė fshat do ketė myslimanė tė tjerė dhe unė dua tė kuptoj pse. Pse, o shqiptarė, e keni kaq tė lehtė tė mohoni fenė e parė? Mohoni pėr para, apo mohoni nga frika? Mohoni nga padija, apo mohoni nga varfėria? A e keni pyetur veten pse nuk keni pasur kurrė shtetin tuaj, pse nuk keni pasur kurrė shenjtorėt tuaj, pse nuk keni akoma libra nė gjuhėn tuaj, pse nuk keni shkollat tuaja dhe pse nuk keni flamurin tuaj? Jua them unė pse. Sepse ju nuk e keni besuar Krishtin. Atė e keni pranuar si njė nėnshtrim ndaj perandorive qė ju kanė qeverisur. E keni pranuar fenė si tė ishte njė taksė shpirtėrore, sė cilės mund t’i shmangesh me dredhi. Perandoritė, deri ditėn kur ra Kostandinopoli, ishin tė krishtera dhe ju ishit tė krishterė. Tani perandoria juaj ėshtė myslimane dhe ju po mbani radhė nė Islam. Ju bėheni me fenė e pushtuesit tuaj dhe prandaj nuk do keni kurrė shtetin tuaj sepse kur pushtuesit tė ikin, ju do tė bėheni me pushtuesin e ri.
Burrat ishin lėshuar nė stolat e tyre. Ligjėrata e priftit i kishte bėrė esėll. Mos na fyej, o grek, i tha dikush. Ne tė kemi thirrur tė na ndihmosh. Ti po na thua qė tė bėhemi grekė qė tė mos bėhemi myslimanė?
Ishe shumė i hidhur hirėsi, foli burri mė i moshuar qė ishte dhe kryetari i pleqėsisė. Dhoma ra nė qetėsi. Zotrote na the se shqiptari nuk ėshtė njė i krishterė i pastėr dhe njė ditė mėkati do ta ēojė atė nė Islam. Unė kam vendosur tė jem edhe pak kohė nė kėtė botė. Gjithė jetėn time i jam lutur Zotit qė t’i jepte paqe dhe bukė fėmijėve tė mi dhe fėmijėve tė fėmijėve tė mi dhe Zoti shpesh mė ėshtė pėrgjigjur. Sa jam gjallė kam pasur bukė, por kurrė nuk kam pasur paqe. Bukėn e kam fituar vetė, paqen ma kanė marrė njė herė grekėt dhe njė herė turqit. Ne jemi tė krishterė, grekėt janė tė krishterė dhe paqe nuk ka. Tani po vijnė turqit qė thonė se bukėn duhet ta sigurojmė vetė, ndėrsa paqen do tė na e sjellin ata. Turqit thonė se, nėse nuk e pranojmė paqen e tyre, do tė na e marrin dhe bukėn dhe tokėn. E ata me paqe kuptojnė Islamin, apo jo? unė sa tė vdes do mbetem i krishterė, siē kam lindur. Turqit thonė se toka ėshtė e perandorisė, ndėrsa ju grekėt thoni se feja jonė ėshtė feja juaj sepse ungjijtė janė shkruar nė greqisht. Unė nuk do jem gjallė, por di qė njė ditė stėrnipėrit e mi do t’i kenė tė dyja dhe askush nuk do mund t’ua marrė mė, as fenė, as tokėn dhe as gratė. Prandaj tė kemi thirrur, tė na thuash se ē’duhet tė bėjmė qė myslimani i fshatit tonė mos shumohet me vajzat tona dhe mos ushqehet me bukėn tonė, megjithėse ti nuk beson se Krishti dhe shqiptari mund tė jetojnė nė tė njėjtin trup, pa e tradhtuar njėri-tjetrin. Plaku pushoi nėn vėshtrimin admirues tė burrave tė tjerė.
Prifti u mendua njė copė herė dhe foli. The atė qė mendoj prej disa kohėsh, i tha plakut. Shqiptari dhe Krishti nuk jetojnė dot bashkė pėrjetėsisht. Shqiptari beson se ėshtė i varfėr sepse Krishti nuk kujdeset pėr tė siē kujdeset pėr grekėt dhe prandaj ai e tradhton Krishtin sepse ndihet i tradhtuar. Koha do na e thotė se kush ka tradhtuar i pari ndėr tė dy dhe atė ditė ky gjykim do jetė ose njė ngushėllim i madh, ose njė pikėllim i madh pėr shumė myslimanė shqiptarė. Por sot ne kemi shumė pak fakte pėr tė provuar ēka po them. Tradhtia ėshtė nė ditėt e saj tė para. Megjithatė, detyra ma do qė unė tė pėrpiqem qė ajo qė besoj tė mos ndodhė. Prandaj kam ardhur. Nė qytet ka shumė shqiptarė qė janė bėrė myslimanė. Ne vendosėm qė t’i izolojmė dhe prandaj tė krishterėt nuk janė mė gjitonė me myslimanėt. Ata jetojnė nė njė lagje tė veēantė, e cila po rritet pėrditė. Kanė ēezmat dhe dyqanet e tyre. Tė krishterėt po ashtu. Takohen vetėm tė dielave nė ditėn e pazarit. Fise tė tėra janė ndarė sepse njė vėlla ėshtė bėrė mysliman dhe tė tjerėt kanė mbetur tė krishterė. Martesat mes fėmijėve tė dy feve nuk lejohen mė. Ju thashė se kjo do tė ndodhė edhe nė fshatin tuaj sepse myslimani ka pas tij kadiun, asqerin, dervenxhiun dhe pashain. Sot, ata janė mė tė fortė. Por ju duhet tė jeni mė tė zgjuar. Turqit kanė shpatėn, por tė krishterėt kanė mendjen. Ky ballafaqim mes shpatės dhe mendjes do bėjė qė ju tė mbeteni shumicė nė fshatin tuaj. Duhet ta izoloni Ibrahimin qė tė gjithė tė kuptojnė se nė kėtė fshat nuk mund tė jetosh dot si mysliman. Por edhe nė qoftė se tė tjerė do t’i bashkohen Islamit, shumė shpejt ata do kacafyten. Turqit janė si ujqit. Pasi shumohen vrasin njėri-tjetrin. Ju duhet ta ushqeni zjarrin qė ata kanė nė shpirt. Kjo ėshtė dredhia qė duhet tė pėrdorni
__________________
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
- Migjeni
Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
- At. Gjergj Fishta
|