|
Shqipetar aktiv
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi:
Statusi: 
Postime: 1,676
|
Nuk jam sėmurė, i tha, jam mysliman. E shoqja nuk lėvizi, por ai ndjeu njė ngurtėsim nė lėkurėn e saj. Ajo ishte ftohur papritmas dhe Ibrahimit iu duk sikur po pėrqafohej me njė skelet. Nuk ke pse idhnosesh me mua, vazhdoi tė fliste ai. Nuk do ndryshojė asgjė nė jetėn tonė. Ti je gruaja ime dhe unė do vazhdoj tė kujdesem dhe tė tė mbaj si mė parė. Katandia jonė do tė shtohet sepse unė besoj se disiplina e Islamit do t’i sjellė mbarėsi kafshėve tona. Fshatit do t’i dal pėr zot vetė dhe ty nuk ka pse tė tė vijė turp nga unė. Sot, unė jam myslimani i parė nė fshat, por do ta shohėsh se shpejt shumė tė tjerė do tė bėjnė si unė. Tė krishterėt dhe myslimanėt kanė njė mijė vjet qė jetojnė bashkė dhe ne tė dy nuk jemi tė vetmit qė flemė bashkė, por lutemi veē e veē. Kur ika dje nė qytet nuk e kisha vendosur dhe prandaj nuk tė thashė gjė. U binda kur isha nė pazar duke shitur. Shikoja burra dhe gra tė krishterė qė blinin dhe shisnin me nxitim, a thua se ishin nė ditėn e fundit tė jetės sė tyre. Aty pata njė ndjenjė pėrkohshmėrie qė nuk e kisha provuar kurrė mė parė. Kėta njerėz e ndiejnė se ajo qė po jetojnė ėshtė shumė e pėrkohshme dhe duan ta shijojnė atė qė kanė pėrpara se bota tė ndryshojė. Ata e dinė se era qė po fryn nga Lindja do ndryshojė jetėt e tyre. Veē t’i kishe parė dje gratė qė dilnin nga kishat. Dukeshin si nė ditėn e tyre tė fundit tė lirisė. Islami po afron dhe era qė fryn mbi qytet po sjell rėrė shkretėtire. Islami ka rregulla tė tjera pėr burrat, pėr gratė dhe nė pėrgjithėsi pėr lirinė. Kjo fe vjen si njė ushtri qė ka ndėrtuar perandorinė mė tė madhe tė botės nė Stamboll dhe forca e saj ėshtė vetėm nė fillimet e veta. Nė qoftė se nuk e pranon duhet ta luftosh dhe nė qoftė se vendos tė luftosh mund edhe tė humbėsh, e nė qoftė se humb ke vdekur. Ne shqiptarėt e fshatrave tė varfėr, nuk i rezistojmė dot asnjė ushtrie, sepse nė mijėra vjet kurrė nuk kemi pasur ushtrinė tonė qė tė na mbrojė nga fetė e ushtrive tė tjera. Fati ynė dihet. Ne kemi lindur pėr t’i shėrbyer ushtrive dhe feve qė kalojnė nėpėr tokat tona. Krishterimi ka mijėra vjet qė i ka mėsuar shqiptarėt me rregullat dhe zakonet e veta. Mos kujton se tė gjithė shqiptarėt u bėnė tė krishterė duke qeshur nė kėto 1700 vjet? Jo. me hell dhe me shpatė janė bėrė pagėzimet e para. Sa familje janė shkatėrruar dhe janė ndarė kur krishterimi erdhi me ushtritė e veta pushtuese. Ne nuk kemi qenė gjithmonė tė krishterė dhe nuk kemi pse tė jemi tė tillė deri nė fund tė kohės. Tani ėshtė koha e Islamit. Paratė, fuqia dhe shteti e kanė qendrėn nė Stamboll. Kjo u vendos qysh se turqit pushtuan Kostandinopojėn nė kohėn e katragjyshit tim. Qė atėherė Islami nuk ėshtė ndalur. Edhe grekėt do ishin bėrė myslimanė nga frika. Por ata kanė njė pakt me turqit, sepse kur i dorėzuan Kostandinopojėn u vendos qė grekėt tė ishin kombi mė i preferuar pas myslimanėve dhe kėshtu ėshtė akoma. Turqit kanė nevojė pėr artet dhe dijen e grekėve, ndėrsa nga ne nuk kanė ēfarė tė pėrfitojnė dhe prandaj do tė na detyrojnė me hir apo me pahir tė marrim fenė e tyre. Nė qytet takova njė imam, i cili mė shpjegoi islamin. Krishterimi dhe Islami, sipas tij, burojnė nga i njėjti trung. Mijėra vjet mė parė dy vėllezėr, Ismaili, i madhi dhe Isaku, i vogli, u ndanė sepse nėnat e tyre ishin tė ndryshme. Babai i tyre zgjodhi tė jetonte me gruan e tij tė ligjshme dhe me djalin e saj, Isakun. Ismaili jetoi me tė ėmėn skllave nė shkretėtirat e Arabisė, aty ku mė pas lindi Islami. Nga pasuesit e Isakut lindi Krishti, ndėrsa nga pasuesit e Ismailit lindi Muhamedi. Porositė qė Zoti i dha Muhamedit dallojnė myslimanėt nga tė krishterėt. Imami m’i tha tė pesė porositė dhe unė i pranova sepse m’u dukėn tė lehta, tė shėndetshme dhe pa harxhe. Unė duhet tė falem pesė herė nė ditė, duhet tė agjėroj mė shumė se njė muaj nė vit, duhet t’i jap ushqim dhe veshje tė varfėrve dhe nė qoftė se kam mundėsi tė shkoj para se tė vdes njė herė nė Mekė ku ėshtė vendi i shenjtė i myslimanėve. E ē’bėn tjetėr njė burrė i krishterė, pėrveēse falet mė pak, agjėron mė shumė dhe nuk ėshtė i detyruar tė shkojė nė Mekė. Unė mund tė kem edhe tri gra tė tjera nėse dua. Ti nuk duhet tė kesh turp nga unė. Shpejt do bindesh se unė kam bėrė zgjedhjen e duhur. Ndoshta zgjedhja ime nuk sjell mė shumė lumturi, por unė besoj se ajo sjell mė pak dhimbje. Do isha njė njeri me fat sikur babai im tė ishte bėrė mysliman pėr tė mos ma lėnė mua barrėn e zgjedhjes. Djemtė tanė do ta kenė jetėn mė tė lehtė, ta dish. Kjo sepse babai i tyre mori pėrsipėr ta pėrballojė vetė sikletin e ndryshimit tė fesė duke mos ia lėnė atyre.
Kur foli pėr djemtė, gruaja nisi tė merrte frymė. Skeleti i saj u ngroh dhe ai ndiente se si gjaku i saj gurgullonte nėpėr kocka si uji i mėngjesit nėpėr tubat e ēezmės. Pas pak gruaja lėvizi kėmbėt e ftohta. U shkėput nga ai dhe u ngrit. Sytė i kishte tė fryrė, por tė thatė dhe pa lot. Mė vjen turp nga fshati, tha ajo. Njerėzit e mi nė Sul do tė mė mohojnė dhe ne do tė mbetemi fillikat. As do na hyjė njeri nė derė dhe as do na pranojnė nėpėr dasma dhe morte. Nuk do na shesin mė kripė, as bukė, as vaj dhe do na i helmojnė bagėtitė. Gratė do ndėrrojnė rrugėn kur ti t’u dalėsh pėrpara, burrat do pėshtyjnė nė tokė kur t’i takosh. Mė vjen tė vdes, rėnkoi ajo. Tė kishe pritur dhe pak. Kisha dėgjuar se Mihali i Zoicės do bėhej mysliman sepse kadiu i qytetit qė ai e furnizon me bulmet ia kishte vėnė kusht. Tė kishim parė ē’do t’i thoshte fshati Mihalit pastaj tė vendosje. Pse duhet tė ishe ti i pari?
Ai e piu deri nė fund qumėshtin qė ishte ftohur dhe mendoi se ndoshta gruaja kishte tė drejtė. Kishte bėrė njė kapėrcim ylberi, por tani nuk mund tė kthehej mė pas. Nuk e di a duhej tė isha i pari, por nuk mund tė isha i dyti, tha ai duke u ēuar. Atėherė gruaja iu afrua dhe iu ngjit pėr trupi. Unė jam martuar me njė tė krishterė dhe do vdes me njė mysliman, u zotua ajo duke ia hedhur krahėt rreth belit. M’u beto pėr Krisht qė nuk do t’i bėsh djemtė myslimanė dhe nuk do marrėsh gra tė tjera, siē thotė feja jote. Gruaja i kishte mbėshtetur kokėn nė sup dhe atij iu dhimbs. Nė fund tė fundit ajo ishte si gjithė gratė e tjera, myslimane apo tė krishtera. Skeleti i saj ishte dashuria, mishi i saj ishte xhelozia. Vetėm vdekja mund tė ndajė xhelozinė nga dashuria, mendoi ai dhe u ndie mė i qetė. Sikur gruaja tė mos ishte xheloze do ta kisha jetėn mė tė vėshtirė, ngushėlloi veten. Ta premtoj, i tha ai duke e shtrėnguar pas kurmit tė vet dhe shtoi: Djemtė qė kanė lindur nuk do bėhen myslimanė dhe unė nuk do marr grua tjetėr deri ditėn qė ti do lindėsh njė vajzė.
Nuk do t’i gėzohem asaj dite, tha gruaja dhe vuri dorėn mbi bark sikur po i jepte njė urdhėr mitrės sė vet.
Mė quaj Ibrahim, i tha ai. Ėshtė emri i profetit tė parė qė ishte babai i Ismailit dhe i Isakut. Ti mund tė mė thėrrasėsh Abraham.
__________________
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
- Migjeni
Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
- At. Gjergj Fishta
|