|
Shqipetar aktiv
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi:
Statusi: 
Postime: 1,676
|
Duhet tė shkosh tė paktėn njė herė nė jetė nė Mekė dhe tė rrotullohesh shtatė herė rreth gurit tė Qabesė. Sa larg ėshtė Meka, pyeti ai. Meka ėshtė nė Arabi, tha imami. Ky udhėtim zgjat njė muaj, duke kaluar nėpėr Stamboll. Ēdo mysliman duhet tė shkojė njė herė atje, nė Gurin e Qabesė, qė ėshtė vend i shenjtė pėr myslimanėt. Ai gur ėshtė adhuruar qė nė kohėt e lashta, por Muhamedi e ktheu atė nė kėrthizėn e botės islame. Muhamedi u pėrzu nga Meka prej ēifutėve dhe arabėve paganė dhe atij iu deshėn disa luftėra, nė tė cilat u derdh gjak myslimani, pėr t’u rikthyer nė mekė me kokė tė rruar siē duhet tė bėsh edhe ti kur tė shkosh. Kur duhet tė nisem? Kėtė e vendos ti, tha imami. Para se tė vdesėsh duhet tė shkosh. E pranoj, u qetėsua ai. Paskam edhe tridhjetė vjet kohė pėr tė shkuar.
Pas kushtit tė pestė ndihej mė i sigurt. Xhamia ishte pothuajse e errėt dhe jashtė zhurmat e qytetit ishin dobėsuar. Ai i kishte pranuar tė pesė kushtet dhe po priste qė imami ta shpallte vendimin e tij. Ka dhe diēka tjetėr, u kujtua imami. Ēfarė, u acarua ai. Mė the se ishin pesė kushte pėr t’u bėrė mysliman dhe unė i pranova. Imami dukej i lehtėsuar, si njė mami. Sot ėshtė dita e parė e lindjes sė njė myslimani dhe ti duhet tė kesh njė emėr qė mund ta zgjedhėsh vetė. Nuk ka rėndėsi, tha ai. Mė thirr si tė duash ti imam. Ibrahim, tha imami. Do quhesh Ibrahim. Ibrahimi nuk ka qenė as i krishterė, as ēifut dhe as mysliman. Ai ėshtė njė nga profetėt e mėdhenj qė Zoti i mėsoi tė parashikonte tė ardhmen. Nė kohėn e Ibrahimit, njerėzit jetonin mė shumė se sot. Ibrahimi rrjedh nga fara e Noes dhe ky rrjedh nga Ademi, qė ishte njeriu i parė qė Zoti krijoi mbi dhe nga dheu. Nga njė brinjė e Ademit Zoti krijoi Havanė qė ėshtė gruaja e parė nė kėtė botė. Ademi dhe Havaja patėn nė fillim dy djem Kainin dhe Abelin. Kaini e vrau Abelin dhe kjo ėshtė vrasja e parė e njeriut nga njeriu. Mė vonė pema e Kainit u shua nga mėkati i tmerrshėm i vėllavrasjes. Ademi dhe Havaja patėn njė djalė tė tretė Sethin, nga trungu i tė cilit buron gjithė njerėzimi. Ibrahimi ėshtė degė e kėtij trungu. Nga fara e Ibrahimit rrjedhin myslimanėt, ēifutėt dhe tė krishterėt. Kurani thotė se Ibrahimi pati njė fėmijė me skllaven e tij Hagar dhe ky fėmijė u quajt Ismail, qė do tė thotė i egėr dhe fortė. Mirėpo gruaja e tij Sara, qė mė vonė lindi Isakun, qė i dha farė Moisit tė ēifutėve dhe Jezuit tė kaurėve, e zboi skllaven me gjithė Ismailin dhe kėta jetuan nė shkretėtirė. Ismaili u rrit si njeri i egėr nė mes tė rėrės dhe urisė. Dikur, Ibrahimi shkoi nė shkretėtirė, takoi tė birin dhe tė dy ngritėn Gurin e Qabesė ku u themelua Meka, vendi ku lindi Muhamedi. Sot, ne myslimanėt jemi pasues tė kėsaj fare. Historinė e Ibrahimit e njohin edhe tė krishterėt nga Bibla. Ata i thonė Ademit, Adam, Havasė, Eva dhe Ibrahimit, Abraham. Mė pėlqen, tha ai. Bukur, tha imami. Mirė se erdhe nė islam, Ibrahim i Abdullahut. Ēfarė ėshtė Abdullahu, u nxi ai. Pranova emrin tim tė ri, por im atė ka vdekur dhe unė nuk mund t’ia ndėrroj emrin pas vdekjes, ndjesė pastė. Abdullah do tė thotė rob i Zotit dhe ky mbiemėr i jepet gjithė myslimanėve tė rinj si ti, baballarėt e tė cilėve kanė mbiemra tė krishterė qė Islami nuk i pranon. Jo, tha Ibrahimi duke e parė imamin nė sy. Pranova emrin tim tė ri, por mbiemrin nuk e ndėrroj. Abdullah duket si budalla dhe nuk mund t’ia lė peshqesh kėtė tallje fėmijėve tė mi. Nuk e pranoj sikur ta di se kthehem i krishterė siē isha sot nė mėngjes. Imami buzėqeshi, por nuk kėmbėnguli. Iu afrua dhe e puthi nė tė dy faqet. Paqja qoftė me ty Ibrahim. Shpresoj tė jesh njė mysliman i mirė. Do pėrpiqem, tha Ibrahimi dhe u drejtua nga dera e xhamisė. Pa kapėrcyer pragun, imami e thirri nga errėsira: Ibrahim, ti mund tė marrėsh deri nė katėr gra sepse kjo i lejohet ēdo myslimani. Ėshtė njė kusht, pyeti Ibrahimi pa u kthyer. Nuk ėshtė kusht, por nė qoftė se ty tė pėlqejnė gratė Islami ta lejon. Do mendohem, tha Ibrahimi duke dalė. Natėn e mirė imam. Mirupafshim, tha imami. Mos harro tė bėhesh synet Ibrahim.
Kishte dalė nga xhamia. Nata ishte e gjitha pėrpara tij.
2.
Ibrahimi arriti nė tė gdhirė nė fshat. Gruaja flinte dhe ai nuk e zgjoi. Pranė vatrės gjeti darkėn qė ajo i kishte lėnė gati. Mishi ishte akoma i ngrohtė. E zbrazi shpejt kusinė dhe doli jashtė tė pinte ujė pusi. Agimi ishte i freskėt. Ngriti kokėn lart dhe hėna iu duk si njė sy deleje i mbyllur. Pasi piu ujė hoqi kėmishėn dhe lau sqetullat e barkun. Pastaj zbathi opingat dhe fėrkoi kėmbėt me ujė. Bagėtia ishte zgjuar dhe delet lėvizėn nėn zhurmėn e ujit qė derdhej. Ai u afrua te vatha dhe ato u gjallėruan. Njė shqerrė ende e pėrgjumur ishte ulur nė gjunjė me kokėn pėrmbys dhe atij iu duk sikur po falej. Iu kujtua imami dhe pesė porositė e tij. Ishte dita e tij e parė si mysliman. U fut brenda nė shtėpi dhe u ul nė gjunjė tė falej, por u kujtua se imami nuk i kishte mėsuar asnjė lutje. Ndenji ashtu pėr pak kohė. Duhet tė thoshte diēka. Mblodhi fort gjunjėt poshtė barkut dhe me fytyrė tė kthyer nga vatra tha me zė tė ulėt, por tė plotė: Zoti im i vetėm. Dje isha pa ty. Sot jam me ty. Nesėr do tė jem te ty. Dje nuk tė dėgjoja. Sot tė dėgjoj. Nesėr mė dėgjo. Unė tė zgjodha ty para tė tjerėve dhe kėrkoj qė ti tė mė zgjedhėsh mua mes tė tjerėve. Mė bėj mua mė tė mirin qė unė t’i bind tė gjithė se ti je mė i miri. Jepi ushqim, shėndet dhe bollėk familjes sime. Sa tė mė japėsh do t’i shumoj dhe do t’i kthej prapė ty, se ti je burimi dhe unė jam uji. Ashtu si uji edhe unė kam vetėm njė qėllim, qė tė kthehem prapė nė burim mė i pastėr dhe mė i rėndė.
E pėrsėriti tri herė lutjen qė kishte krijuar vetė. Kur pushoi, fytin e kishte tė thatė. Ishte lutja e parė dhe atij i ishte dukur shumė e gjatė. Besoj se mjafton, mendoi dhe lėvizi gjunjėt pėr tė qarkulluar kėmbėt e mpira. Nga pas i erdhi njė zhurmė e butė. Ēfarė tė ka ndodhur, i tha e shoqja. Ai u ngrit, u afrua afėr vatrės dhe u shtriq. U bėra mysliman, tha. Ajo hapi gojėn sikur tė pėrjetonte njė mynxyrė, por nuk foli dot. Ta shpjegoj kur tė zgjohem, i tha ai. Tani mė sill njė jastėk se dua tė fle. Gruaja ia solli jastėkun dhe para se tė mbyllte sytė ai pa qerpikėt e saj qė dridheshin.
Gjatė gjithė natės kishte ndjesinė se po flinte nėn shi. Kur u zgjua kuptoi se kokėn dhe qafėn e kishte tė qullur. Balli i pikonte pa pushim dhe hunda ishte kthyer nė njė trampolinė nga ku uji i derdhej nė gjoks. Gruaja me sy tė skuqur e shikonte me pikėllim. Ē’po bėn kėtu, e pyeti Ibrahimi. Je sėmurė, iu pėrgjigj ajo me zė tė fikur. Tė kam vėnė gjithė natėn lecka me ujė dhe uthull nė kokė pėr tė tė qetėsuar ethet. Mos lėviz. Do njė ēaj trėndafili? Jo, i tha ai, dua qumėsht. Gruaja u ēel dhe nxitoi drejt sepetit. Dora i dridhej kur i dha qumėshtin. Ai ktheu njė gllėnjkė dhe mbėshteti kokėn nė jastėk. Gruaja e pėrpinte me sy. Nuk e beson dot e shkreta, mendoi ai. Si mund ta besonte?
E shoqja ishte nga fisi i krishterė i Xhavellave tė Sulit. Kėta malėsorė kishin luftuar prej shekujsh me turqit dhe nuk e kishin pranuar Kuranin as me shpatė, as me ofiqe. Suljotėt ishin krenarė pėr fenė e tyre dhe besonin se ishin garda e krishterė e shqiptarėve. Ata kishin vrarė nė disa raste shqiptarė qė kishin ndėrruar fenė dhe kėtė e bėnin pėr tė frikėsuar tė gjithė ata qė, sipas tyre, shisnin fenė te turqit. Ekspeditat e kėtyre malėsorėve nė fshatrat e fushės ishin gjithnjė e mė tė dhunshme. Herėn e fundit, pėrpara disa muajsh, daja i gruas, Llambro Xhavella, nė krye tė 100 trimave, kishte djegur dhjetė shtėpi myslimanėsh tė rinj dhe i kishte detyruar ata qė ose tė mohonin fenė e re, ose ēdo shtėpie do t’i rrėmbehej nga njė mashkull. Llambro kishte bindur familjet e mėdha tė Sulit qė tė strehonin djem tė vegjėl tė krishterė, tė cilėt, sipas tij, duhet t’i shpėtonin nga pabesia e baballarėve frikacakė. Djemtė e Ibrahimit shkonin ēdo vit pėr verim te dajat, nė malet e Sulit dhe kur ktheheshin tregonin se kolonia e vogėlushėve tė rrėmbyer bėhej ēdo vit e mė e madhe. Dhe janė ēdo vit e mė tė egėr, i kishte thėnė njė herė i biri, a thua se dajė Llambro i ushqen me barut. Nuk mund ta bėjė kėtė dhe me fėmijėt e mbesės, mendoi dhe pa gruan qė nuk ia ndante sytė duke pritur qė ai tė fliste. Piu dhe pak qumėsht, zgjati dorėn dhe e afroi gruan nga vetja.
__________________
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
- Migjeni
Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
- At. Gjergj Fishta
|