Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-08, 16:48   #15
Elushe
Vogėlushe
 
Avatari i Elushe
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 524
Rrespekti: 5 Elushe will become famous soon enoughElushe will become famous soon enough
Gabim

Fenomeni i vetevrasjes eshte bere kronike rutine lajmesh kohete fundit. Nje i ri qe mendon se le gjithcka pas, dhimbjen, mundimin, vuajtjen. Nje i ri qe kerkon lirine ne gryken e ngushte te erret te pistoletes se kushedi se kujt oficeri ne lirim dhe gjen per jeten e tij nje 'zgjidhje' jo shume te bukur, ate te vetevrasjes...Njeriu ndoshta i verbuar nga dhimbja harron...te jetoje. Vret veten dhe ajo qe mbetet pas gjithckaje eshte vetem nje grusht 'Pse-she' te dala nga gojet e njerezve, qe e qujane veten 'te denje per te gjykuar'.
Te rinjte jane vecse pjelle e nje krimi, te cilin vetem njeriu di ta perdore per tu arratisur apo per te dhene nje zgjidhje drejt hicit.

Nuk jane ata fajtoret por rethanat ne te cilat jetojne, momenti ku hapim dhe mbyllim syte ne jete dhe dicka me e forte se ata i ben te largohen perpara kohe dhe reth tyre njerezit vazhdojne te flasin per ta, ndoshta edhe me keqardhje, por qe nuk i kane kuptuar kurre dhe ne momentin e fundit nuk gjeten fjale per ti ndaluar. Jane mijevjecaret e dijes dhe te padijes njerezore qe vazhdojne te shemtojne veten dhe te infektojne mijera njerez. Sot me lind e drejta te pyes "C'mund te bejne njerezit kur dikujt i mbushet mendja ti jape fund jetes se tij?" (fundja eshte e gjitha e tij). Edhe ne kete rast eshte nje pergjigje....nje pergjigje qe e gjej ne rrenjet e kesaj bote e cila ben veten e peshtire dhe banoret e saj aq fatkeq sa te mos mbijetojne dot, aq fatkeq sa te sakrifikojne gjene me te cmuar 'jeten'.

Vetevrasja eshte nje tjeter semundje mijevjecare qe nuk i eshte gjetur ilaci, mos valle ai nuk egziston? Mos duhet te vazhdojme te ecim menefregist duke jetuar jeten tone dhe te mos pyesim se njerezit reth nesh ndoshta duan nje zgjidhje se perndryshe...! E megjithate cdo njeri eshte i lire te beje cte doje me jeten e tij por duhet te llogarise mire pasojat. Beje veten te ndenje per te jetuar nje jete te denje, perndryshe pse erdhen ne kete bote? E vetmja gje qe mund te beje gjithkush per parandalimin e kesaj semundje eshte te luaj nje rol ne ndertimin e nje bote ku ia vlen te jetosh. Te nje bote pa plage te tilla si vetevrasja.
__________________
Nje shpirt pa turbullire eshte udha e shuarjes se nje ylli.
Elushe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė