Ne shoqerine shqiptare vetevrasja nuk ka qene ndonje faktor shqetesues, pasi ne familjen patriarkale shqiptare problemet familjare kane qene te "zgjidhura" nga i pari i familjes . Ana tjeter e medaljes eshte se shoqeria jone nuk ka pasur kete presion psikologjik qe ka sot andaj s'i shkonte mendja kurre njeriu te bente vetevrasje
Ne keto momente qe po jetojme ne si shoqeri kemi probleme te medha mbijetese Kur them mbijetese diskutohet deri dhe per buken e gojes Familjaret ( gruaja sidomos) dikur ishte nje " e perkedhelur " ndaj shmangieve te kesaj mbijetese, tani detyrohet te punoje me ore te tera te mbaje femijet me buke, gjithashtu te mbaje dhe drurin qe i jep burri pijanec ne darke ( Nese ajo s'vritet prej tij sigurisht do vrase veten e vet)
Femijet, ndiejne nje presion te forte ne familje MOs e bej kete, mos shko aty, mos u shoqero me ate e te tjera si keto probleme qe lindin ne familjet e tyre Kjo sjellje "STOP" prej te forti nga familjaret behet pa asnje shpjegim thjesht thote baba i asaj goces s'dua qe ti te shkosh ne mbremje me shoket e shoqet e tu Duke u bere pa asnje shjegim femija humbet forcen logjike i erret arsyeja dhe ben kete akt barbar VETEVRASJEN
Ketu lind pyetja. Mos valle shoqeria jone ka probleme te theksuara me vetveten........... ?Per ti zgjidhur keto probleme cfare po behet nga kjo shoqeri .........? Mendimi im ASGJE !
E para qe duhet te "levize " per te dale nga kjo situate eshte vete shoqeria , shoqeri e cila duhetURGJENTISHT te nderroje mentalitet
Nese ne s'do ndryshojme si shoqeri, vetevrasjet sa do vine e do shtohen. Une nuk mendoj se njerezit vrasin veten nga varferia , po vrasin veten nga paaftesia per te dale nga mentaliteti i te qenurit i varfer ( sa te varfer ka neper bote qe se vrasin veten ? Sa te keputur nga varfeia ka ketu tek ne qe s'u bie ne mend te vrasin veten)
Ne jemi nje shoqeri problematike dhe ne jemi ata qe shtyjme te tjeret dhe veten ne vetevrasje !
|