|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi: 
Postime: 1,012
Rrespekti: 7  
|
Krijimtaria
Krijimtaria e Ēajupit si poet ėshtė e gjerė, por vepra e tij kryesore ėshtė "Baba Tomorri", njė nga pėrmbledhjet poetike mė tė rėndėsishme botuar gjatė Rilindjes. Interesi i gjallėqė zgjoi ajo, pritja qė iu bė nga lexuesi e kritika e kohės, lidhet me forcėn e fjalės poetike tė Ēajupit me rininė e frymėzimit tė tij si poet qė do tė shprehte aspiratat, ėndėrrat dhe idealet e njė faze tė re tė lėvizjes kombėtare , e cila nė fillim tė shekullit tonė njohu njė ngritje tė pėrgjithshme qė shpuri nė kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912 dhe nė fitoren e pavarėsisė.
"Baba Tomorri" shėnonte njė nga kulmet e poezisė sė Rilindjes, pra me "Baba Tomorrin" i hapeshin shtigje tė reja poezisė shqiptare, frynte nė tė njė flladi ri dhe hynte nė tė njė notė e re, mė e fortė dhe mė konkrete nga fryma sociale. Prandaj "Baba Tomorri" si vepėr qėndron nė kapėrcyell tė dy epokave, me rrėnjė tė forta nė traditėn romantike tė Rilindjes, si vazhdim i saj, dhe me vėshtrim nga horizontet e njė poezie tė ardhshme realiste dhe sociale. Fryma popullore, me tė cilėn janė gatuar vjershat e "Baba Tomorrit", u dha atyre njė vulė origjinaliteti tė veēantė, njė tingėllim aq magjepės pėr veshin e lexuesve, sa ato u bėnė shpejt popullore dhe pushtuan zemrat e tyre.
Pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" pėrbėhet nga tri pjesė qė autori i titullon: "Atdheu", "Dashuria" dhe "Pėrralla tė vėrteta e tė rreme".
Motivi atdhetar, dashuria pėr baltėn dhe gurėt e mėmėdheut dhe malli pėr ta, kujtimi i sė kaluarės heroike dhe krenaria pėr traditat e tė parėve, dėshira pėr ta parė atdheun tė lirė dhe thirrja pėr tė rrokur armėt kundėr pushtuesit, i japin poezisė sė Ēajupit atė tharm frymėzimi dhe atė patos luftarak qė e bėn tė hyjė thellė nė shpirtin e shqiptaritdhe ta trondisė atė.
Tema atdhetare fiton nė poemėn e Ēajupit njė pėrmbajtje konkrete e tė prekshme, sepse ai shprehu ndjenjat dhe mendimet e njeriut tė thjeshtė, tė bujkut e tė bariut, lidhur me baltėn e mėmėdheut dhe me varret e stėrgjyshėve. Mėmėdheu ėshtė si toka ku njeriu lind, mėson gjuhėn e nėnės, njeh prindėrit, ku rron me ėndrra dhe me shpresa, ku dėshiron tė ketė varrin. Ky vend pėr shqiptarin ėshtė Shqipėria.
Ku i duket balta
Mė e ėmblėl se mjalta,
shkruan poeti. Atdheu i jep njeriut nder, i jep kuptim dhe vlera morale jetės sė tij. Poezia e Ēajupit kėto ide tė Rilindjes i shprehu me njė gjuhė tė thjeshtė, me njė njė varg qė rrjedh i ēlirėt, si nė kėngėt e popullit, me njė fjalor poetik konkret dhe me njė ndjenjė aq tė sinqertė e aq tė ēiltėr, sa e bėn aty pėr aty pėr vehte lexuesin dhe i ngulitet nė mendje e nė zemėr.
Jeta ėshtė e bukur nė atdhe kur njeriu gėzon lirinė, liria ėshtė gjėja mė e shtrenjtė pėr njeriun, do tė shkruante poeti, por shqiptarėt e kishin humbur atė dhe kishin rėnė nė njė robėri tė rėndė shekullore:
Pesėqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurė kėmb' e duar
me zinxhir!
Shkruante Ēajupi nė poezinė "Shqiptar", duke lėshuar kushtrimin:
Ēvish rrobat e robėrisė,
Mėmėdhč,
Vish armėt e trimėrisė,
se ke ne!
Nė kėto vargje tė pėrziera, katėrrokėshi thyen rrjedhėn e tetėrrokėshit, duke i dhėnė njė ritėm tė ri shprehjes poetike, kurse aliteracioni i jep njė timbėr tė veēantė. E gatuar me frymėn kryengritėse, poezia atdhetare e Ēajupit ishte kėshtu njė kushtrim lufte; nė tė shpirti luftarak dhe motivi atdhetar i poezisė sė Rilindjes gjeti shprehjen e vet mė tė gjallė dhe mė tė hapur. Poezia atdhetare e Ēajupit ėshtė kėshtu poezia e toneve tė forta, njė poezi e trazuar qė vlon nga malli e dashuria pėr vendlindjen dhe nga zemėrimi e thirrja pėr luftė.
Ajo shėnoi kulmin e poezisė atdhetare tė Rilindjes, prandaj dhe u bė himn atdhedashurie edhe vetėmohimi pėr ēetat e lirisė, gjatė Rilindjes e mė pas.
Njė notė tė re, tė freskėt solli poezia e Ēajupit edhe nė lirikėn e dashurisė. Ai i kėndon njė dashurie tokėsore, duke e zhveshur poezinė dashurore nga konvecionalizmi. Ēajupi nuk pėrsiat pėr dashurinė, ai e pasqyron atė si njė ndjenjė tė jetuar, si njė kujtim tė gjallė a pėrjetim tė sinqertė, tė cilin e jep me thjeshtėsinė dhe konkretėsinė e lirikės popullore. Poeti i kėndondashurisė sė parė, i kėndon vashės qė i prish gjumin; i kėndon mikes sė jetės, bukurisė sė saj, u kėndon gėzimeve dhe brengave qė i sjell njeriut njė dashuri e pėrjetuar thellė, si njė ndjenjė e bukur qė pasuron jetėn e njeriut.
Bukuria jote, leshėrat e tua
Po si pendė korbi tė gjata mi thua,
Ballėtė si diell, faqetė si mollė
Qafa jot'e gjatė, mesi yt i hollė.
Gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua
Po zemra jote u bė gur pėr mua!
Shkruan poeti nė njė nga lirikat e ciklit "Dashuria", qė ėshtė nga mė tė bukurat e poezisė sonė dashurore. Midis kėtyre lirikave vend tė veēantė zė tufa e poezisė me titullin "Vaje". Ėshtė njė elegji e rrallė frymėzuar nga klujtimi i bashkėshortes sė vdekur, njė kujtim i thekshėm dhe cfilitės pėr zemrėn e plagosur tė poetitqė s'gjen shėrim, njė plagė qė orė e ēast e lėndon jetimi i mitur pa dashurinė dhe pėrkėdhelitė e nėnės.
Ndė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
Stė vjen keq pėr mua? Stė vjen mall pėr djalė?
E gatuar me njė ndjenjė tė thellė njerėzore, e derdhur nė modelet e folklorit, ajo u bė popullore dhe u kėndua si kėngė popullore.
Ashtu si nė jetėn e njeriut, gėzimi dhe hidhėrimi janė pranė e pranėdhe nė poezinė e Ēajupit kėmbehen shpesh, duke mbizotėruar nė tė notat optimiste , gazi qė i sjell njeriut dashuria. Si njė kėngė plot dritė e ngazėllim tingėllon vjersha "Kopshti i dashurisė". Ky kopsht pėr poetin gjendet nė atdhe, ku do ta sjellė miken qė ti gėzojnė gėzimet e dashurisė, bukurisė dhe mirėsitė e vendlindjes, tė jetės sė thjeshtė fshatarake e baritore tė mėmėdheut. Ēajupi e zbriti lirikėn e dashurisė nga qiejt romantikė nė tokė, nė jetėn e pėrditshme tė njeriut shqiptar,
Me kėtė frymė tokėsore e jetėsore do tė emanciponte Ēajupi mbarė poezinė e tij, sidomos poezinė me motive shoqėrore, tė cilat i trajtoi ndėr tė parat nė letėrsinė tonė, si njė shkrimtar qė i hap udhė realizmit.
Ēajupi nė poezinė e tij ngre zėrin kundėr pabarazisė shoqėrore, ai ėshtė mik i demokracisė dhe armik i despotizmit politik. Poeti merr nė mbrojtje tė drejtat e vegjėlisė, tek e cila gjen vlerat morale qė krijon puna e ndershme. Vjersha "Misiri" e pasuron poezinė e kohės me ide tė reja, kundėr shtypjes e arbitraritetit tė klasės sė bejlerėve, tė sundimtarėve qė e ngrenė lumturinė e tyre mbi djersėn dhe gjakun e njerėzve tė punės. Ai vuri gishtin nė disa plagė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare tė kohės, shkroi me dhembje pėr pozitėn e gruas nė kėtė shoqėri ("Fshati im") dhe pasqyroi me realizėm dramėn e kurbetit ("Kurbeti") si njė fatkeqėsi me pasoja tragjike nė jetėn e shqiptarit dhe pėr fatet e kombit.
Nė poemėn "Baba Musa lakuriq" qė mbeti e pabotuar, Ēajupi thelloi kritikėn edhe ndaj moralit tė shoqėrisė sė kohės dhe i zgjeroi shumė diapazionin tematik tė poezisė shqiptare. Veprėn e pėrshkon rryma satirike ndaj dogmės dhe klerit. Duke parodizuar biblėn, poeti shprehu skepticizmin e vet edhe ndaj thelbit moral tė njeriut dhe ndaj normave tė marrdhėnieve morale atje ku bėn ligjin paraja dhe pasuria. Pėr poetin ėshtė e padrejtė ajo ajo shoqėri ku blihet e shitet njeriu, ku blihet e shitet dashuria.
I pasur tė palltė varri,
ti qė bleve dashurinė,
do tė shkruante Ēajupi. Ai aktualizoi edhe shumė ide morale tė fabulave tė La Fontenit, pėrmes pėrkthimit tė tyre mjeshtėror nė gjuhėn shqipe.
|