|
Malli i vendlindjes
kitrra 123
grahni bythes e punoni
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Mosha: 30
Postime: 1,036

30-07-08, 19:56
Vleresimi:
(1 votes - average)
Ditėt e pushimit ikėn shumė shpejt akoma pa u mėsuar mirė me tė rejat qė gjetėt ne vendlindje, pa larguar as minimumin e ēmalljes me tė shtrenjtėn fole.........mu si shpezėt shtegtarė u ēmallem me mungesėn e folesė por koha e kthimit erdhi me e shpejt se qe mendonit dhe me lot ne sy po i ktheni folesė shpinėn dhe po kthehemi atje ku syri njeh shiun, ku malli lindė dhe gėzimi vdes,....................... atje ku ndjehesh me i vetmuari dhe me i humburi i botes......................... atje ku harron ditėt e javės, muajt, vitet,............atje ku me shume se ēdo gjė tjetėr ne ketė botė mbi kokė te rendon termi ,, I huaj..... Zemėr plagosur dhe me mallin e pashuar po ktheheni dhe mbrapa latė me te shtrenjtėn pėr ju: ....... Vendin ku pėr herė te parė me vajin dhe britmėn e posalindjes suaj shqyet ajrin e kėsaj bote sikur donit te thoni,, Unė jam mbret/mbretėreshė e kėsaj toke................Vendin ku gjyshi plakė dhe i thinjur qe mezi mbahet me karroqen e ti duke dredhur mustakun e trashė kujton me nostalgji kohėrat kur oborri vlonte nga nipat dhe mbesat dhe ku ēdo rrudhė e ballit te ti ėshtė histori nė vete..................................Vendin ku gjyshja e kėrrusur nga hallet e kohės dhe vetmia me njėrėn dore ne faqe e strukur ne pragun e shtėpisė ēdo dite shikon rrugėn mes se cilės kthehen dallėndyshet ne folet e tyre dhe ėndėrron pėr pėrkundjen e djepit te vjetėr me ninulla pėr nipin dhe mbesėn......................Vendin ku kėnga e gjelit, e lehura e qenit dhe tymi i oxhakut nga zjarri i ndezur nga nusja e re pėrnjėherėsh tok sė bashku japin sinjalin se filloi edhe njė ditė e re...........................Vendin ku mėngjeseve u japin kuptim blegėrima e kopeve tė deleve te prira nga barinjtė te cilėt me gishtėrinjtė e tyre magjikė nen frymėn e fyellit dhe kavallit thurnin kėngė ashikije dhe elegji pėr zanėn e ėndrrave te tyre, elegji qe do u kishin lakmi edhe sallat koncertale mė me zė te kohės...................Vendin ku mesditave nen hijen e blirit takohen mes vete vashat dhe thurin pajėn e nusėrisė dhe se bashku me te edhe ėndrrėn e fshehur thellė ne zemėr pėr princin trim dhe dai........................Vendin ku mbrėmjeve pranė gurrės se fshatit ėndrra vashash dhe zemra djelmoshash qohen peshė nga shikimet pėrvėluese tinėzare e gjuajtja e guralecėsh prapashpine...............Vendin ku shqiponja me sqepin si shpatė dhe syrin e mprehtė akoma bėn roje mbi ato thepa te lara me gjakun e stėrgjyshit plakė, atje ku bashkohet kaltėrsia dhe bardhėsia e virgjėr e qiellit dhe masiveve malore...............Vendin ku me se shumti ndihet mungesa juaj dhe jeta merr kuptimin e plotė vetėm me ardhjen dhe vizitėn tuaj...............................!!!!
* Opinion i shkurtėr i juaj: Si e pėrjetuat vizitėn tuaj nė vendlindje dhe kthimin ne kurbet?
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -
Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk
|